AFATI I FUNDIT 20 gushti, Tatimet njoftojnë tregtarët  për vendimin

Publikuar tek: ekonomi, më 10:08 10-08-2018 AFATI I FUNDIT 20 gushti, Tatimet njoftojnë tregtarët  për vendimin Tatimet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), të cilët sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” kanë marrë vendimin e destinimit të fitimit pas tatimit dhe e kanë shpërndarë atë në formë dividenti, se afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së tatimit të mbajtur në burim, është data 20 Gusht 2018.

 

Deklarimi i shumës së dividentit, bëhet përmes deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, e cila dorëzohet online në administratën tatimore brenda kësaj date.

Pagesa për tatimin bëhet në bankat e nivelit të dytë, brenda datës 20 Gusht, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për subjektet/individët përfitues.

Gjithashtu, ju kujtojmë se në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, do të zbatohen dispozitat përkatëse ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se mbetet e angazhuar për informimin e tatimpaguesve mbi zbatimin me korrektesë të legjislacionit, si dhe për deklarimet sipas afateve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0042099952697754
array(1) { ["section"]=> string(72) "afati-i-fundit-20-gushti-tatimet-njoftojne-tregtaret-per-vendimin-130680" }