Afati i fundit për amnistinë fiskale, Tatimet sqarojnë bizneset si të përfitojnë nga falja e detyrimeve

Publikuar tek: ekonomi, më 12:17 23-11-2017 Afati i fundit për amnistinë fiskale, Tatimet sqarojnë bizneset si të përfitojnë nga falja e detyrimeve

Kur ka mbetur pak me shumë se një muaj nga përfundimi i afatit ligjor për fshirjen e detyrimeve tatimore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një material të posaçëm sqaron tatimpaguesit si si mund të përfitojnë.

Kompensimi i detyrimeve me tepricat kreditore

Tatimpaguesit që kanë tepricë kreditore të TVSH-së ose të një tatimi tjetër përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve tatimore, pas kompensimit (zvogëlimit) të tepricës kreditore deri në masën e tatimit principal të papaguar.

Kur teprica kreditore nuk mbulon vlerën e plotë të tatimit të papaguar, tatimpaguesi duhet të kryej pagesën e pjesës së mbetur të tatimit të papaguar në mënyrë që të përfitojë nga fshirja e dënimeve administrative.

Kompensimi i tepricës kreditore me detyrimin tatimor të papaguar, zbatohet pa kontroll paraprak të tepricës kreditore nga Administrata Tatimore.

Ndërprerja e masave të mbledhjes me forcë nga Administrata Tatimore Për detyrimet tatimore të papaguara që fshihen/shuhen, Administrata Tatimore ndërpret procedurat e mbledhjes me forcë sipas këtij ligji.

Tatimpaguesit që nuk përfitojnë

Tatimpaguesit e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore, në kuptim të legjislacionit të fushës, nuk mund të përfitojnë nga fshirja/falja e detyrimeve tatimore të papaguara.

Detyrimet tatimore të papaguara në procesankimimi

Për të përfitur nga fshirja e detyrimevetatimore të papaguara të cilat janë nëproces ankimimi administrativ ose gjyqësor,tatimpaguesi duhet të heqë dorë ngaankimi administrativ ose gjyqësor në çdofazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatësadministrative kompetente.

Bazuar në Ligjin Nr. 33/2017, datë 30.3.2017,të gjithë tatimpaguesit e regjistruar nëregjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar qëkanë detyrime tatimore të papaguara ndajAdministratës Tatimore qendrore e vendore,mund të përfitojnë nga fshirja/falja sipaskushteve të përcaktuara në ligj.

Tatimpaguesit që nuk përfitojnëTatimpaguesit e dënuar me vendim gjyqësortë formës së prerë për vepra penale në fushëntatimore, në kuptim të legjislacionit të fushës, nukmund të përfitojnë nga fshirja/falja e detyrimevetatimore të papaguara.

Detyrimet tatimore që fshihen pa kushtDetyrime tatimore të papaguara janë tatimi,kamatëvonesa dhe çdo dënim administrativ ilidhur ose jo me tatimin e papaguar.Fshihen/shuhen detyrimet tatimore të papaguara,që i përkasin periudhave tatimore 31.12.2016 e mëparë dhe që rezultojnë të regjistruara në llogarinëe subjektit deri në 31.12.2016, përveç kontributit tësigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Fshihen/shuhen dënimet administrative (gjobat)dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore eshëndetësore që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2010 e më parë, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit.

Detyrimet tatimore që fshihen me kusht

Fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat qërezultojnë të papaguara në datën 06.05.2017, të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, mekushtin që, brenda datës 31.12.2017, të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi për:

a) detyrimet tatimore, që u përkasinperiudhave tatimore Janar 2011- Dhjetor2014;

b) kontributet e sigurimeve, që u përkasinperiudhave tatimore Janar 2011 – Dhjetor2014;

c) taksat/tarifat vendore të papaguara, që upërkasin periudhave tatimore Janar 2011 -Dhjetor 2014.

Për të përfituar nga fshirja e gjobave dhekamatëvonesave të mësipërme, që rezultojnë tëpapaguara në datën 06.05.2017, tatimpaguesitduhet të paguajnë të plotë tatimin/taksën/tarifën/kontributin e papaguar të periudhës përkatësetatimore.

Raste të tjera të përfitimit nga fshirja edetyrimeve. Fshihen detyrimet tatimore, për tatimpaguesit që rezultojnë të çregjistruar në QKB mevendim gjykate apo që janë të çregjistruar nëAdministratën Tatimore deri në datën 06.05.2017.

Fshihen detyrimet për deklarime të vonuara

Fshihen dënimet administrative tatimore tëllogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, sipas nenit 113, të ligjit nr. 9920,datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore nëRepublikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, deri më31.12.2016, përfshirë edhe dënimet që lidhen meafatin e deklarimit të të punësuarve.

Fshihen dënimet administrative për dorëzim tëvonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare të aplikuara,

Fshihen dënimet administrative për mosdeklarimnë afat, për deklarata të padorëzuara, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri nëdatën 30.6.2017;

Fshihen dënimet administrative (gjobat) sirezultat i aplikimit të dispozitave të ligjit nr.99/2015, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjinnr. 9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimorenë Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, tëshfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.

Detyrime tatimore që nuk përfitojnë nga fshirja

Nuk përfitojne nga fshirja të gjitha dënimetadministrative të vendosura nga Administrata Tatimore në raste të konstatimit të shkeljeve tëprocedurave tatimore, si për moslëshim kuponi tatimor, për mosregjistrim të të punësuarve, përpengim te kontrollit tatimor,etj.monitor

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BERZH ngel në klasë Shqipërinë, 6 komponentët e zhvillimit më keq se rajoni
»
Article Logic
Execution time: 0.0042929649353027
array(1) { ["section"]=> string(109) "afati-i-fundit-per-amnistine-fiskale-tatimet-sqarojne-bizneset-si-te-perfitojne-nga-falja-e-detyrimeve-100601" }