Afera CEZ, Basha: Ja me kë i ndau Rama 600 milionë eurot e mega-vjedhjes më të madhe në histori

Publikuar tek: politike, më 12:34 20-10-2015 Afera CEZ, Basha: Ja me kë i ndau Rama 600 milionë eurot e mega-vjedhjes më të madhe në histori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama, ministrat dhe miqtë e tij si përfituesit të shumave marramendëse të parave që sipas Bashës, u ndanë pas mega vjedhjes të CEZ-it.

Basha tha se çdo ditë që nuk ka hetim është një hap pas për të vënë dretjësinë në vend. “Pa një hetim ndërkombëtar dhe pa zbardhjen e kësaj mega-afere korruptive, nuk mund të ketë qetësi politike në vend”, tha Basha.

"Ne jemi këtu për t’i bërë pyetjen qeverisë: Pse i fale 600 milionë euro CEZ-it? Pse ndale hetimin për këtë? Ku janë paratë e shqiptarëve?

Sot rrahu gjoksin duke thënë se ky është në pazar i mirë për të dhe për ministrat e tij. Por vetëm hallet e shqiptrarëve nuk depërtojnë dot në atë sallë të izoluar e me regji qëndrore.

Çfarë bënë me paratë që i mblodhën me dhunë duke i marrë jetën qytetarëve? Çfarë bënë me këto para? 5 miliard ia dhanë ndërtuesit të sarajeve të Ramës, dhe ka dy javë që nuk thotë asnjë fjalë vetëm e mbron.

850 milionë lekë  janë dhënë Safet Gjicit. Miliona ka marrë kompania e Ilir Beqës, Sadri Abazit, Pjerin Ndreut. Kjo është vetëm maja e asjbergu. Ne po bëjmë një hulmtim të plotë për ndarjen e parave midis qeverisë, atij, dhe miqve të tji”, tha kreu i PD-së, Basha, gjatë fjalës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama lajmëron hetim penal me ndërkombëtarë për Berishën: Me CEZ marrëveshja në kulisa. Këta kujtojnë se shqiptarët janë miza
Balla: Luli të japë llogari për vjedhjen e Rrugës së Kombit, shitjen e detit dhe vrasjen e protestuesve »
Article Logic
Execution time: 0.01731014251709
array(1) { ["section"]=> string(99) "afera-cez-basha-ja-me-ke-i-ndau-rama-600-milione-eurot-e-mega-vjedhjes-me-te-madhe-ne-histori-23552" }