Afera CEZ / Basha: Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 600 mln euro, krenar në krah të kopacëve bojëdalë

Publikuar tek: politike, më 19:10 16-10-2015 Afera CEZ / Basha: Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 600 mln euro, krenar në krah të kopacëve bojëdalë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reagiar sërish nëpërmjet një komenti të shkurtër në profilin e tij për aferën CEZ. Basha ironizon  drejtorin ekzekutiv të Sekretariatit të Komitetit të Energjisë në Vjenë, Janez Kopac, duke thënë se kryepërgjegjësi, kryeministri Rama, u shfaq krenar për vjedhjen e shekullit në krah të “kopacëve bojëdalë”.

Kreu i PD-së akuzon Ramën se ndaloi me ligj hetimin, për atë që ai e quan “vjedhja e shekullit”.

“Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 600 milion eurove u shfaq sot krenar për vjedhjen e shekullit. Në krah të kopacëve bojëdalë e të përgënjeshtruar nga BE dhe nga qeveria çeke, Kryemashtruesi gënjeu prapë shqiptarët kur deklaroi se avokatët e qeverisë këshilluan tërheqjen nga arbitrazhi. E kundërta është fakt. I kërkuan të vazhdonte pa humbur kohë gjyqin. Por ai e kish ndarë mendjen ti ndante 600 milionë euro të shqiptarëve me CEZ. Dhe për të humbur gjurmët ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes së shekullit. Nëse nuk ka gjë për të fshehur pse pengon hetimin ndërkombëtar? Sepse është i zhytur deri në fyt në këtë aferë”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mandati i Frrokut dhe Ndokës, PD letër Metës për mbledhjen e Këshillit të Rregullores
Përplasja Kishë-Qeveri: Rama na bëri padrejtësi. Kryeministri i përgjigjet nëpërmjet “Transparencës” »
Article Logic
Execution time: 0.021990060806274
array(1) { ["section"]=> string(101) "afera-cez-basha-kryepergjegjesi-per-vjedhjen-e-600-mln-euro-krenar-ne-krah-te-kopaceve-bojedale-23290" }