Afera CEZ-DIA, Basha: Rama-Meta kanë në dorë njëri-tjetrin, kërcejnë tangon e krimit

Publikuar tek: politike, më 12:22 25-09-2015 Afera CEZ-DIA, Basha: Rama-Meta kanë në dorë njëri-tjetrin, kërcejnë tangon e krimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Rama duke thënë se kompanisë CEZ iu falën miliona euro ndërsa kompania e mbledhje së borxheve DIA, vodhi 135 milionë euro.

Sipas Bashës, mega-afera korruptive ka për kumbarë Ramën dhe Metën, të cilët po bëjnë gjithçka për të manipuluar hetimet dhe opinionin publik.

 “2 miliardë euro CEZ mund t’i detyrohej Shqipërisë në fund të një procesi të suksesshëm arbitrazhi. Detyrimet e njohura dhe të konfirmuara nga kompania CEZ, përfshi edhe 135 milionë euro të aferës CEZ-DIA, është bërë e qartë nga të gjithë se pas DIA-s është Ilir Meta. Dia është adresa e Ilir Metës, ose njërit prej kumbarëve nga do të kalonin miliona euro. Dje pamë se si dëshmitari kyç që ka në dorë të shpëtojë 135 milionë euro u kërcënua. Elvis Mataj është kërcënuar me jetë ai dhe familjae tij.  Kumbari i parë Edi Rama ka në dorë Ilir Metën me dëshmitarin. Kumbari i dytë, Ilir Meta ka në dorë të nxjerrë aferën e dytë.

Kjo është tangoja kriminale që kërcejnë dyshja Rama-Meta, godasin njëri-tjetrin por edhe mbajnë njëri-tjetrin. Në krye të vendit vazhdon tango krtiminale e dyshes Rama Meta”, ka thënë Basha.

Kreu i PD-së u shpreh i bindur se kjo aferë korruptive do të zgjidhet ndërsa përsëriti se Partia Demokratike do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese si dhe do të paraqesë në Kuvend kërkesën për hetim ndërkombëtar, me kusht dorëheqjen e kreut të Kuvendit,Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prifti: DIA ishte shkaku i shkarkimit tim si ministër, Meta kërkoi firmën time
LSI, Manjani: Të hetohet gjithçka nga ndërkombëtarët, nga privatizimi te kontrata me DIA »
Article Logic
Execution time: 0.023889064788818
array(1) { ["section"]=> string(87) "afera-cez-dia-basha-rama-meta-kane-ne-dore-njeri-tjetrin-kercejne-tangon-e-krimit-21634" }