Afera CEZ-DIA/ Berisha mbron Metën: Ka një dallim me Ramën, kërkoi hetim ndërkombëtar

Publikuar tek: politike, më 11:45 29-09-2015 Afera CEZ-DIA/ Berisha mbron Metën: Ka një dallim me Ramën, kërkoi hetim ndërkombëtar Sali Berisha në konferencë

Sali Berisha ka mbrojtur sot kreun e Kuvendit dhe të LSI-së Ilir Meta.  Sipas ish-kreut të PD-së dhe ish-kryeministrit Berisha, Ilir Meta ka një dallim me Ramën në lidhje me çështjen e aferës CEZ-DIA.

Sipas Berishës, edhe pse ka kërkuar dorëheqjen e të dyvem si të Ramës dhe të Metës, sërish ai vlerëson më shumë Metën. I pyetur në një dalje publike sot për mediet, se  pse nuk e ka akuzuar Ilir Metën, por vetëm Ramën, Berisha ka bërë komentin vlerësues për Ramën.

“Unë kam akuzuar si kryeministrin dhe Ilir Metën, por ka një dallim: Ilir Meta u bashkëngjit me kërkesën time për hetim ndërkombëtar dhe unë këtë e vlerësoj. Ai thotë të bëhet hetim ndërkombëtar. Unë dua që të bëhet një transparencë e plotë për të gjitha dhe jo për pengmarrje në aleancën e  qelbësirave. Shqiptarët s’fitojnë gjë, interesat e tyre të rivendosen se Edi Rama i shkelmoi me të dy këmbët.

Berisha ka shpjeguar më tej edhe situatën e negociatave me CEZ-in në Vjenë dhe arsyet pse nuk e zgjidhën me ndërmjetësim.

“Ky ka qenë një pazar ndër më të fëlliqurit i Edi Ramës,  në të cilin mund të jenë nda dhjetra e dhjetra milionë euro. Në takimin e Vjenës, iu përgjigjëm preras me ‘Jo’ për ta zgjidhur me pajtim. Po pse? 85 milionë euro na kërkoi pala çeke.

2. U zotua që DIA dhe gjithë afera e DIA-s do të merrej përsipër nga pala çeke. Ajo ishte e kontraktuar nga CEZ e dërguar për ndjekje penale nga qeveria ime.

Avokati tha: Zotëri u detyroheni shqiptarëve 500 milionë euro, jeni ju i gatshëm t’i paguani këto që t’i zgjidhim me marrëveshje këtë? Pala çeke u përgjigj në mënyrë kategorike ‘’Jo’’, tregoi Berisha.

"Ajo që mbështes unë, është një bashkim votash për një hetim ndërkombëtar. Në historinë e tokës vetëm dy herë kam parë në jetën time që veprat penale shpallen të padënueshme dhe kjo jo vetëm me ligj amnistie, por me ligj të zakonshëm.

E kam parë te CEZ te neni 19 i marrëveshjes, i cili thotë se nuk mund të ketë asnjë ndjekje penale për asnjë njeri që ka lidhje me këtë aferë. Do të thotë kemi ‘’vjedh me kamion’’ por nuk mund të dënohemi. Se nëse s’ke vjedh me kamion, atëherë pse e bën këtë ligj ti?

Pra nuk kisha parë kurrë. Të ndërpresësh proceset në vazhdim, kriminale.Të shkruash se Gjykata Kushtetuese nuk do të hetojë këtë ligj, do të thotë se je një bandit i mirëfilltë", tha më tej Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tsipras, kryeministrit Rama: Janullatus, rol të rëndësishëm në Shqipëri. Le të zgjidhim problemet
Meta: Kur unë dhe doktori themi po, kjo punë ka mbaruar »
Article Logic
Execution time: 0.02112603187561
array(1) { ["section"]=> string(88) "afera-cez-dia-berisha-mbron-meten-ka-nje-dallim-me-ramen-kerkoi-hetim-nderkombetar-21917" }