Afrim Krasniqi: Persona pa asnjë lloj kontributi dhe identiteti po marrin poste të larta në PD

Publikuar tek: aktualitet, më 20:51 29-04-2018 Afrim Krasniqi: Persona pa asnjë lloj kontributi dhe identiteti po marrin poste të larta në PD

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike Afrim Krasniqi i ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News ka komentuar statutin e ri të Partisë Demokratike.

PD është në kontradiktë me atë cfarë thotë dhe atë cfarë bën, ka thënë politologu Krasniqi i cili e cilëson situatën aktuale të këtij subjekti partiak drejt degradimit.

"Individ që nuk kanë asnjë lloj kontributi dhe identiteti, të cilët nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre marin poste të larta në një nga partitë më të rëndësishme politike, gjë e cila nuk duhet të jetë kështu. Këta që drejtojnë sot e morën siglën e PD me 1 milion vota dhe e kanë çuar në 3 herë më pak", është shprehur Krasniqi.

Ai gjithashtu ka vënë në dukje që kjo është opozita më e mirë që mund t’i duhej qeverisë, e cila nuk bën asgjë tjetër se sa bën disa mbledhje në prezencën e kamerave të televizioneve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri i sqaron komentueses TVSH-në për biznesin e vogël: Po mësoni aritmetik atje ku 7x7=42...
Balili ‘mund’ Policinë dhe rifiton një nga bizneset, Gjykata rrëzon urdhërin e Çakos »
Article Logic
Execution time: 0.036524057388306
array(1) { ["section"]=> string(100) "afrim-krasniqi-persona-pa-asnje-lloj-kontributi-dhe-identiteti-po-marrin-poste-te-larta-ne-pd-118815" }