Afrim Krasniqi: PS fitoi 3 në 4 bashki, PD reformim të thellë!

Publikuar tek: politike, më 13:35 27-06-2015 Afrim Krasniqi: PS fitoi 3 në 4 bashki, PD reformim të thellë! Bashkitë e fituara ndër vite nga PS dhe PD

Në këto kohë deklaratash për fitoren e rezultatet, kur partitë po mburren me rezultatin e arritur, krahasimi i fitores së këtij viti, me fitoret e kaluara na sjell një informacion krejt ndryshe.

Politologu dhe drejtori i Institutit për Studime Politike Afrim Krasniqi shkruan se këtë vit e majta fitoi 3 në 4 bashki dhe është koha që PD të bëjë një reflektim për rezultatin dhe një reformim të thellë.

“Për ata që thonë se kanë fituar! 2015, e majta fitoi 3 në 4 bashki! PD, koha për reflektim/hapje/reformim të thellë!’’, shkruan Krasniqi.

Në grafikun që Krasniqi ka publikuar shihen edhe rezultat e arritura nga dy forcat politike ndër vite. PD ka pësuar një rënie që nga viti 2007, kohë kur PS është rritur. Madje PD ka fituar vetëm dy bashki më shumë në zgjedhjet e saj me rezultatin më të keq, viti 2000.

Krasniqi shpjegon edhe se në 25 vjet zgjedhjesh lokale kemi kaluar nga modeli i dy partive popullore tek modeli i fragmentarizimit në parti klienteliste.

afrimkrasniqizgjedhje2

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jozefina Topalli sfidon Lul Bashën: Ne kemi humbur, harta është mavi
Vokshi në Forumin e Grave të PPE: Më 21 qershor u organizuar një proces diktatorial »
Article Logic
Execution time: 0.024348020553589
array(1) { ["section"]=> string(65) "afrim-krasniqi-ps-fitoi-3-ne-4-bashki-pd-reformim-te-thelle-14763" }