Afrim Krasniqi vs Endri Fuga, analisti dhe drejtori i Ramës përplasen për makinat e qeverisë e transparencën

Publikuar tek: politike, më 20:04 25-10-2015 Afrim Krasniqi vs Endri Fuga, analisti dhe drejtori i Ramës përplasen për makinat e qeverisë e transparencën Krahasimi per makinat qe perdorin zyrtaret japoneze dhe makinat qe do perdorin qeveritaret shqiptare

Endri Fuga, drejtor i komunikimit të kryeministrit Rama dhe analisti Afrim Krasniqi, u përfshinë sot në një bisedë virtuale në Twitter, pas akuzave dhe krahasimit që Krasniqi kishte bërë mbi shpenzimin e qeverisë për makinat Jaguar që do të merren me qira nga një firmë japoneze. 

Jo vetëm kaq, por biseda e tyre ka vazhduar edhe për portalin e ri të qeverisë transparenca.al, për të cilën Krasniqi mendon se po përdoret për politikë, kur në fakt duhet të jetë selia e partive politike ajo që duhet të merret me politikë. Selia e qeverisë duhet të merret me transparencën, dhe portali i krijuar nga qeveria nuk e garanton një gjë të tillë.

“Domethënës kontrasti shqiptar! Dikush ma nisi në inbox për ta bërë publike dhe po e bëj. Duhet. Foto sa mijëra fjalë”, shkruan Krasniqi dhe vijon me foton.

Në foto sqarohet se shteti më i varfër, ka makina të shtrenjta për politikanët e pasur. Ndërkohë që makinat e politikanëve dhe qeveritarëve japonezë, nuk u afrohen atyre që do të përdorin politikanët shqiptarë.

E pas kësaj ironie, menjëherë ka ardhur reagimi i Fugës për mesazhin e Krasniqit.  

Endri Fuga: Makinat nuk do të blihen, por do të merren me qira. Kursehen para, pasi përdorimi i makinave aktuale kushton më shumë sesa qiraja” thotë Fuga, duke dashur të sqarojë analistin.

Afrim Krasniqi: S’janë thjesht me “qera”, por formë kredie. Varianti më i mirë? Kush e llogariti dhe kush e diskutoi? Sistemi Endri, sistemi.

Endri Fuga: Me këtë logjikë do të më thuash se edhe përgjigjet e mia s’dua të ti jap, pasi keqpërdor taksat, meqënëse edhe unë jam rrogëtar.

Afrim Krasniqi: Pushim, e diel, s’paguan për bisedën me mua. Transparenca.al nuk u përgjigjet qytetarëve, por opozitës. Eshtë 100 përqind propagandë!

Endri Fuga: E vërtetë. Por unë do të vazhdoj të përgjigjem edhe gjatë javës. Tek transparenca.al ka përgjigje edhe për pretendimet e medias.

Afrim Krasniqi: Endri, unë e shoh ndryshe. Përgjigjet politike mund t’I japë selia e partisë, jo e qeverisë. Aty ka shumë politikë, dhe pak transparencë.

Endri Fuga: Afrim, hidhi një sy faqes pasi vetëm politikë nuk ka aty.

Afrim Krasniqi: Asnjë fjalë politike…. (dhe e shoqëron me deklaratat vetëm politike)

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Ish-kryeministri Rama niset si turist në Hong- Kong
Edi Rama flet shqip në Bruksel: Shqipëria mund të preket në dimër nga refugjatët (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.021281003952026
array(1) { ["section"]=> string(113) "afrim-krasniqi-vs-endri-fuga-analisti-dhe-drejtori-i-rames-perplasen-per-makinat-e-qeverise-e-transparencen-23951" }