AGD/ Doda në Beograd: Gratë promotore të zhvillimit, keqardhje për mospjesëmarrjen e kolegeve nga Kosova

Publikuar tek: politike, më 17:31 02-03-2015 AGD/ Doda në Beograd: Gratë promotore të zhvillimit, keqardhje për mospjesëmarrjen e kolegeve nga Kosova

Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda ka marrë pjesë në takimin e grave parlamentare të rajonit, në Beograd, nga ku kërkoi një bashkëpunim rajonal më të madh për fuqizimin e gruas. Kryetarja e AGD u fokusua në aktivitetin e Aleancës së Grave Deputete dhe nismat e saj më të fundit për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe ndalimin e dhunës ndaj gruas.

“Ne grave na takon të jemi promotore të gjithëpërfshirjes e dialogut në adresimin e çështjeve të vështira që mbajnë peng zhvillimin demokratik të rajonit tonë”, tha Doda në fjalën e saj duke shprehur edhe keqardhjen për mungesën e kolegeve nga Kosova në këtë takim.

“Mosprania e tyre këtu nuk pasqyron për më tepër as realitetin e ri në rajon, ku falë ndërmjetësimit të BE-së, Kosova dhe Serbia janë përfshirë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre që do t'i mundësojë të dy vendeve në finale anëtarësimin në BE. Gruaja nuk lind e tillë, por zgjedh të bëhet grua çdo ditë. Ne zgjedhim të jemi gra, përtej diferencave dhe dallimeve tona”, tha kryetarja e AGD nga Beogradi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Deklarata e Doshit, një ogur i zi për vendin
Kur Tom Doshi pritej si “mik” në SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.022428035736084
array(1) { ["section"]=> string(106) "agd-doda-ne-beograd-grate-promotore-te-zhvillimit-keqardhje-per-mospjesemarrjen-e-kolegeve-nga-kosova-4803" }