“Agim Hushi po dënohet me vdekje në publik!”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:49 06-08-2017 “Agim Hushi po dënohet me vdekje në publik!”

Shumë është komentuar në rrjetet sociale “letra e lamtumirës” së tenorit Agim Hushi i cili braktisi përfundimisht Shqipërinë për të jetuar në Australi.

“Më vjen turp që jam bashkombasi juaj”, shkruante Hushi ndër të tjera duke ngjallur pafund reagime, pjesa më e madhe e të cilave “kryqëzonin” tenorin.

Gazetari Denis Dyrnjaja, në komentin e tij titulluar “Agim Hushi po dënohet me vdekje në publik!” thotë se duhet të të mësohemi t'i lëmë të tjerët të shprehen si mendojnë.

KOMENTI I PLOTË:

Duhet të mësohemi t'i lëmë të tjerët të shprehen si mendojnë qoftë dhe kur mendojnë ose shprehen gabim. Ndërsimi, sidomos ai populist dhe masivist nuk është mënyra e duhur dhe as zgjidhja. Agim Hushi dha një mesazh që ai ashtu e mendon. A është ai personi që duhet t'i thotë ato që ka thënë?! Kjo është relative, po aq sa ç'është relative të gjykojmë ne të tjerët, Agim Hushin për atë çfarë ai ka thënë. Mungon hapësira për ta lënë tjetrin të thotë mendimin e vet qoftë edhe gabim pa u paragjykuar ose sulmuar. Në diktaturë "me gijotinë publike'" dënoheshin njerëzit, sot me gijotinë publike linçohen njerëzit. Kemi ndryshuar sistemin, por jo mendësinë. Le t'i lëmë njerëzit të mendojnë e shprehen si të duan, se kush bën atë që duhet për vendin dhe atdhedashuria nuk është çështje mesazhesh në Facebook e portale, është çështje vlerash dhe kontributesh! Ai bëri zgjedhjen e vet, tha ato që mendoi. Personalisht mendoj që pas "akrobacive politike" pozicioni moralist i zotërisë në fjalë është disi i korruptuar për të mbajtur një qëndrim publik, por nga ana tjetër brenda mesazhit të tij ka të vërteta që ne i dimë dhe kur i sheh nga jashtë Shqipërisë janë edhe më traumatike. Gjithsekush ka optikën e vet dhe perceptimin e vet për ngjarjet dhe zhvillimet e nuk duhet as paragjykuar, as denigruar, as fyer apo anatemuar. Ndaj është mirë mos merremi me koherencat e individëve që shkojnë e vijnë, mirë është të bëjmë Shqipërinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për mos t’u humbur/ Avokatja rrëfen rikthimin e të vëllait në Shqipëri: Ç’të bëj më tha...këtë nuk e zgjodha unë!
Pas këtyre fotove fshihet edhe një histori e pazakontë e multimiliarderit grek »
Article Logic
Execution time: 0.067848920822144
array(1) { ["section"]=> string(47) "agim-hushi-po-denohet-me-vdekje-ne-publik-88381" }