Agim Hushi promovim të jashtëzakonshëm Shqipërisë, shkon në destinacionet e bukura dhe takon njerëz të mëdhenj (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 10:09 10-06-2016 Agim Hushi promovim të jashtëzakonshëm Shqipërisë, shkon në destinacionet e bukura dhe takon njerëz të mëdhenj (FOTOT)

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Agim Hushi ka vendosur të promovojë bukur Shqipërinë e tij. Këto kohë ndodhet në tokën e tij, teksa lëviz pa ngurrim me bashkëshorten apo miq në disa prej destinacioneve të bukura: Krujë, Berat, Pezë, Durrës etj.

Një promovim efikas i mrekullisë që për shumë njerëz në botë është sekret i pazbuluar.

‘’Nuk jemi diku në univers por në një shëtitore buzë detit, në Durrës! Kjo është Shqipëria!’’, shkruan mes rreshtash që i ndan me të gjithë tenori.

Sigurisht që këtë tur e ka nisur me takimin me Edi Ramën në zyrën e tij, për ta vazhduar me artistë si Manjola Nallbani, Kastriot Tusha e shumë të tjerë.

Por Hushi, artisti i madh me një modesti për t’u patur zili, nuk harron të prezantojë edhe fqinjët e tij të hershëm e shoferin, si për të treguar që Shqipëria e tij ka edhe njerëz të thjeshtë, humanë, dijetarë të jetës që këdo e mirëpresin.

‘’Me Titin mikun tim të mirë. Nuk flasim per opera apo për poezi, por komshiu im është dijetar i jetës dhe unë mësoj nga ai shumë; sidomos thjeshtësinë, humanizmin, shpirtin e madh. Mondi, shoferi im fantastik na beri selfie!’’, shkruan gjithë vlerësim për ta tenori.

‘’Me dy artistë të mëdhej! Me dy miqtë e mi më të mirë: Shoqen time të klasës në Universitetin e Arteve Manjola Nallbani dhe shokun tim të fëmijërisë dhe të skenës Kastriot Tusha!

Na lidh arti, miqësia e sinqertë por dhe humori pa fund...!’’, shkruan për dy këngëtarët e njohur Manjola Nallbani dhe Kastriot Tusha.

Vende, njerëz dhe një zë i besueshëm për suksesin e tij te të gjithë ata të huaj që duan të njohin Shqipërinë. E ku ka promovim më të bukur se ky?!

agimhushiok6.jpgagimhushiok7.jpg

agimhushiok9.jpgagimhushiok.jpgagimhushiok2.jpgagimhushiok4.jpgagimhushiok5.jpg

 agimhushimanjola2.jpg

 agimhushiok11.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhgarravitet kolona e bustit të poetit të madh Jeronim de Rada. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme
Libri i Ylli Bufit rimbledh qeverinë e stabilitetit pas 25 vjetësh »
Article Logic
Execution time: 0.021209955215454
array(1) { ["section"]=> string(121) "agim-hushi-promovim-te-jashtezakonshem-shqiperise-shkon-ne-destinacionet-e-bukura-dhe-takon-njerez-te-medhenj-fotot-43059" }