Agim Krajka: Sherif Merdani nuk u dënua për këngën, Parashqevia kishte të dashur një sigurims

Publikuar tek: kulture-art, më 08:39 15-12-2015 Agim Krajka: Sherif Merdani nuk u dënua për këngën, Parashqevia kishte të dashur një sigurims

Kompozitori i mirënjohur Agim Krajka vjen në një rrëfim të gjatë për gazetarin Roland Qafoku në "Debati" Channel One. Ai thotë se Sherif Merdani nuk është burgosur për këngën ndërsa zbulon se Parashqevi Simaku ka dashuruar një oficer të sigurimit me të cilin kishte plan të martohej.

“Dhe flet Alida Hisku? Di që Parashqvia kishte një të dashur që punonte në sigurimin e Shtetit. Do të martohej me të, por ndryshuan punët e sigurimit këtu në Shqipëri. Edhe ai i Sigurimit njeri ishte. Nuk kishte të drejtë ai të dashuronte? Po ajo përse nuk flet me kë ka shkuar? Apo është virgjëreshë?”, thotë Krajka ndërsa për burgosjen e Merdanit përgjigjet:

“Jeni i sigurtë? Unë e di në mënyrë tjetër që s’ka nevojë për ta thënë. Po ta kishin burgosur për këngën në radhë të parë duhet të futej në burg dhe arrestuar kompozitori. Sherifi ishte vetëm interpretues. Për këtë problem skishte arsye të arrestohej Sherifi. Duhet të futeshin brenda auorët e muzikës dhe tekstit. Kjo është logjika. Edhe në atë kohë kërkoheshin argumenta. Sherif Merdani është narcist. I dashuruar me veten. Sherif Merdani nuk ka as shkollë, as nota nuk njeh. Mos ma vër në radhën e Ceskut dhe Tishit. Është dënuar se i ka folur goja një gjë që sduhej. Në atë kohë Gasper Çuçia u pushkatua se falsifikoi 100 bileta treni. Pra ai ligj të dënonte si për vjedhjen dhe si për muzikën. Nuk kishte ligje të vecanta për cdo fushë. Unë nuk isha budalla. Nuk e kam dahsur dhe nuk e dua Enver Hoxhën por ka një gjë që ai system ma dha shkollën pa asnjë lek. Shkoje në spital pa asnjë lek. Nuk kam nostalgji për atë system. Enver Hoxha vrau shokët e vet dhe ata eleminuan njëri tjetrin si Kadri Hazbiu, Beqir Balluku. Analistët në SHA thioshin se sistemet socialiste janë shumë funksionalë për vendet primitive. Pra duhej ai shtete ligjor që nuk korruoptoje dot askënd, as policinë as mjekun e gjykatësin. Sot i kemi të gjitha me parë.”

INTERVISTA

A jeni ndeshur me ndonjë të ri që thotë kush është ky Agim Krajka?

Unë nuk dal shumë. Kur dal kthehem me kokë të ulur se njerëzit më befasojnë, më japin vlera që mendoj se nuk I kam. Kur unë kam ikur e lashë Shqipërinë me kod me kodin shqiptar, e kur jam kthyer kam gjetur tallava e pisllëqe. Më mbyt edhe si fjalë e jo më ta dëgjoj.

Si të lejonin t’I bëje ato këngë, ku kishte ndërthurje twist, rock ‘n roll, etj?

Të them të drejtë nisi nga papjekuria si i ri që isha, më aps thashë pse duhet të heq dorë nga kjo. Ishte viti 1961 kur I bija firzamonikës, dhe u thashë shokëve kam bërë një këngë për festival, ishte kënga lemza dhe të gjithë e pëlqyen. Më pas ia tregova Vaçes. Nuk e besoi që e kisha bërë unë. Dhe nuk besonim të na pranonin në festival sepse këngët ishin të paracaktuara sa do të ishin për partinë, kush do t’i këndonte.

Nga e morët motivin?

Nga populli im, nga lagjja ime. Por më pas nuk u transmetua më. Nuk përkonte me kërkesën e partisë se ç’kulturë duhet të merrte populli i saj. Ajo nuk është rock n'roll, ritmin nuk e ka krijuar Shqipëria, as bota ritmi ka lindur, sikur trokitja e derës.

Jeni frymëzuar nga të huajt?

Kemi pasur fatin e madh që dëgjonim Celentanon.

Pas sa vitesh u transmetua “Lemza” dhe “Djaloshi dhe shiu”?

Tre muaj pasi u hoq dhe u ndalua të transmetohej kënga ime “Lemza”, mbaj mend që kam qenë në radhën e qumshit dhe kishte shumë zhurmë. Në një moment dëgjova dikë që tha mos bëni zhurmë sepse po dëgjohet lemza. Edhe djaloshi dhe shiu doli nga transmetimi. Kur morrëm pjesë në festival me këngën “Kafe Flora burra plot” më lajmëruan se më kërkonin në degën e brendshme. Kryetari I degës ishte Mill Doçi. Sa më pa tha: “Ku je se po na shkatërron rininë”. I thashë se ajo ishte një këngë pogonishte. Pas pak më nxorri prangat dhe tha do t’I ksiha vendosur ën vend, por përpara se ti vë ty, duhet t’ja vendos fëmijëve tanë që e dëgjonë gjithë ditën këtë këngë. Pas festivalit të 11 u izolova totalisht nga asambli 10 vjet. Kudo që shkonin jashtë, provat i bëja unë, deri ditën e fundit, dhe më pas gjenin dikë tjetër, mua më izoluan totalisht.

Por a ndiheshit mirë që disa u arrestuan dhe ju të paktën jo?

Unë nuk di të jetë arrestuar njeri. Nëse do të ishte arrestaur Sherif Merdani për këngën, më parë duhet të arrestohej kompozitori. Ai ishte vetëm riprodhues i këngës.

Xhelil Gjoni, sekretari I Partisë I Komitetit Qendror të Tiranës bëri lëshim për mua e i jam mirënjohës. Ai ishte artist në shpirt. Më kërkoi në zyrë. Nuk kisha frikë sepse e dija kush ishte ai. Më kërkoi këngë për 65-vjetorin e shkout Enver. Të gjithë kompozitorët thonë se vetëm Agim Krajka mund ta bëjë. Ajo këngë është kënga “një tufë lule”.

Sherif Merdani është burgosur për këtë…

Nuk është arrestuar njeri. Unë nuk di gjë. Jo, jo. Nuk është arrestuar Sherifi pse këndonte. Ta lëmë këtu sepse është një debat tjetër. Atëherë të hiqnin nga puna por nuk të fusnin në burg.

Po atë e futën në burg zoti Krajka.

Jeni i sigurtë? Unë e di në mënyrë tjetër që s’ka nevojë për ta thënë. Po ta kishin burgosur për këngën në radhë të parë duihet të futej në burg dhe arrestuar kompozitori. Sherifi ishte vetëm interpretues. Për këtë problem skishte arsye të arrestohej Sherifi. Duhet të futeshin brenda auorët e muzikës dhe tekstit. Kjo është logjika. Edhe në atë kohë kërkoheshin argumenta.

Po përse e dënuan?

Sherif Merdani është narcist. I dashuruar me veten. Sherif Merdani nuk ka as shkollë, as nota nuk njeh. Mos ma vër në radhën e Ceskut dhe Tishit. Është dënaur se I ka folur goja një gjë që s'duhej. Në atë kohë Gasper Çuçia u pushkatua se falsifikoi 100 bileta treni. . Pra ai ligj të dënonte si për vjedhjen dhe si për muzikën. Nuk kishte ligje të vecanta për cdo fushë. Unë nuk isha budalla. Nuk e kam dahsur dhe nuk e dua Enver Hoxhën por ka një gjë që ai system ma dha shkollën pa asnjë lek. Shkoje në spital pa asnjë lek. Nuk kam nostalgji për atë system. Enver Hoxha vrau shokët e vet dhe ata eleminuan njëri tjetribn si Kadri Hazbiu, Beqir Balluku. Analistët në SHBA thoshin se sistemet socialiste janë shumë funksionalë për vendet primitive. Pra duhej ai shtete ligjor që nuk korruoptoje dot askënd, as policinë as mjekun e gjykatësin. Sot I kemi të gjitha me pare.

Je bërë pishman që I keni kompozuar një këngë Enver Hoxhës?

Jo nuk bëhem, ajo nuk ka fjalë të Enverit. Trim kanë qenë vetëm ata që I dolën kundër Enverit kur ishte gjallë, unë s’kam qenë nga ata.

E ke takuar ndonjëherë Enver Hoxhën?

Vetëm njëherë në Radio Tirana, u dha dorën të gjithëve, mes tyre edhe mua.

Ju keni vuajtur nga ai, por nuk e shani. Si është e mundur?

Unë kam vuajtur si çdo shqiptar. Por ka pasur edhe nga ata që janë pushkatuar. Unë në atë kohë jam diplomuar, nuk kam pseudodiplomë. Në atë kohë nuk ksihte burra, as tani nuk ka. As sot nuk ka asnjë që i del kundër Edi Ramës.

Sherif Merdani është I dashuruar me veten, as shkollë për muzikë nuk ka. Unë nuk e desha dhe nuk e dua Enver hoxhën, por nga ai sistem shkoje në spital pa asnjë lekë. Në Amerikë thuhej se sistemet socialiste janë shumë funksionalë për popujt primitivë. Këtij kombi I ëshët dashur ai shtet ligjor, jo komunist, por shtet ligjor.

Kompozitori Enver Shëngjergji përmend dhe thotë shumë vlerësime për ju. Sipas tij ju keni qenë idhulli I tij. Si ndiheni kur ju vlerëson shuëm një koleg?

Kjo është shumë për mua. E vlerësoj dhe e falenderoj.

E keni vuajtur zilinë mes kolegëve?

Nuk e kam vuajtur, por e kam ditur. Arti është garë. Unë pata fatin e mirë vazhdova shkollën për kompozicion me pedagogët më të mirë.

Cili ishte idhulli juaj?

Idhulli im është Çesk Zadeja.

A mund të na përshkruani momentin kur keni marrë çmimin në në Dizhon të Francës si Asambël I këngëve dhe valleve Popullore?

Sepse ajo është një vlerë që sot po përdhunohet. Ka shumë kohë që nuk dalin në ekrane figura të muzikës. Duhet treguar që ky popull nuk lindi dje, por ka qenë ën shekuj.

Si funskiononin kocertet kur shkonit jashtë? Në sa shtete keni shkuar?

Vetëm në Bashkimin Sovjetik nuk kam qenë. Në Kinë kam qëndruar 6 muaj. Bënim shfaqje në çdo qytet. Kam qenë edhe në Australi.

A ju survejonin si edhe ekipet e sportit?

Si mund të mos survejoheshim? Na vinin pas deri në shtëpi. Mua më kanë ndenjur 6 javë përpara shtëpisë sepse ëm ksihte ardhur djali I tezes nga Dibra e Madhe. Edhe kur ikinim jashtë na shoqëronin punonjës të sigurimit, ata silleshin si shokët tanë.

Sherfi Merdani ka thënë më ka thënë Krajka që bëja raporte.

Jo nuk është si thotë ai. Në atë kohë çdonjëri do të fliste për nivelin artistik. Flisnim për problemet profesionale, kush stonoi e gjëra të tjera.  Nëse psh Sherif Merdani largohej, mbaja unë përgjegjësi.

Ai arrin deri atje sa thiotë se ju keni qenë bashkëpunëtor I Sigurimit e deri te pseudonimi Belini.

Nuk e kam dëgjuar. Por kjo nuk ka rëndësi. Të thotë çfarë të dojë. Këto janë shpifje të ulta. Kujt I interesopn le të hulumtojë e le ta verifikojë. Ai ka qenë narcist, ka dashur vetëm veten.. Asgjë si ka dhënë shoqërisë. Ai vetëm për të më dëgjuar  mua, kudo shkoja vinte më mbante firzamonikën.

Si është për ju Vaçe Zela?

Këto këngëtarë dolën nga gjiri I atij populli. Zërin e Vaçes dhe Vaçen e morën në dorë të tjerët. Ajo doli jashtë sferës sime. Çdo njeri ka vlerën e vetë në art. Vaçja kihhte një zë natyral, konfidencial, të ngrohtë, edhe kur I ikte zëri, kur recitonte, dukej sikur këndonte sespe kishte një shpirt shumë komunikues, ishte totalisht artiste.

Mund të na tregosh pse realizove këngë për gjyshen dhe jo dikjut tjetër?

Unë jam I vetmi në botë që kam bërë këngë ëpr gjyshen. Unë kam qenë djalë I vetëm me 6 motra. Sipas traditës, djali I vetëm është trashëgimtari I shtëpisë, ndërsa vajzat bëhen pronare të shtëpisë së botës sepse martohen. Gjyshja më mbante më afër se gjithë të tjerët. Ishte grua tmerrësisht e zhvilluar. Nuk e harroj kurrë këshillën që më dha kur isha 10 vjeç. Kisha provim në aritmetikë dhe për t’I bërë qejfin I thashë do ti lutem Zotit që të dal mirë.

Më tha Si mendon se Zoti do lerë miliarda njerëz në gjithë botën për të ndihmuar ty në provim? Nga miliarda qenie në botë, Zoti mendjen ia ha vetëm njeriut. Prandaj për çdo të mrië falendero Zotin që ke mendjen. Edhe të këqijat I ke prej mendjes.

Cili është mendimi juaj për Parashqevi Simakun?

Për mua është nga zërat më të rrallë të muzikës shqiptare. Ajo këndonte muzikën e lehtë, por këndonte shuëm mirë edhe këngën popullore. Kur këndonte këngës e Qamiles të rrënqethte mishin. E ka kënduar Hfsa Zyberi dhe pas shumë kohësh e këndoi Parashqevia. Në Amerikë qëndroi 6 muaj në shtëpinë time. Na kërkuan  të bënim disa këngë bashkë, I kishim të gjitha të paguara, por ajo kërkoi të ikte në Hollivud. I thashë të mos e bënte këtë gabim. Por zë si ai nuk I vjen më Shqipërisë. Pas dy tre vjetësh e takova i ishte jekur fytyra sikur e kishte futur në furrë. Por, e shkreta ajo gjysmën e trurit e kishte bosh.

Çfarë kishte ndodhur?

Ishte sëmurur. Cfarë bëri ajo në Holliëood? Gjeti një djalë gjoja amerikan që I binte kitares dhe u martuan. Kënduan në dasma. Më pas i ra një sëmundje. Por zë si ai nuk i vjen kurrë Shqipërisë.

Alida Hisku ka thënë: “Këngëtaret që kërkonin karrierë e që nuk ishin të gjithanshme ato që nuk ishin të sinqerta në krijimtarinë e tyre si artiste, u nënshtroheshin këtyre lloj rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose të politikanëve.

Nuk e di këtë ua them sinqerisht. Dhe flet Alida Hisku? Di që Parashqvia kishte një të dashur që punonte në sigurimin e Shtetit. Do të martohej me të, por ndryshuan punët e sigurimit këtu në Shqipëri. Edhe ai I Sigurimit njeri ishte. Nuk kishte të drejtë ai të dashuronte? Po ajo përse nuk flet me kë ka shkuar? Apo është virgjëreshë?

Sipas jush nuk ka pasur abuzime të hetuesve të sigurimsave?

Unë nuk di, sidomos ndaj femrave unë nuk di.

Një  politikan i njohur i PD Fatbardh Kadilli ka qenë ai që me një grup shokësh të ka ardhur në shtëpi kur morët çmimin e parë.

E dija gjithmonë që merrja ose çmimin e dytë, ose çmimin etretë. Në festival nuk shkoja, isha I bindur që çmimin e parë nuk e merrja, shkoja vetëm në prova. Atë natë shkova me një shok të pinim fërrnet. Më pas u nisëm për në shtëpi, e ksihim harruar festivalin. Kur shkoj në shtëpi e gjeta gruan të mjeruar, si gjithmonë kur ishte festivali. Ajo ishte konsulentja ime në muzikë, vinte nga një familej me shumë kulturë, në familejne  saj flitej vetëm frengjisht. Në atë kohë po jepeshin çmimet. U dhanë 3 çmime të treta dhe unë po shpresoja të dytin ta merrja unë. Kurd ha çmimin e aprë kam përplasur në tokë një pjatancë të madhe që e kisha blerë në Turqi. Kërkova pak alkool për ta pirë, kisha vetëm alkool dezinfektimi në shtëpi dhe atë e piva. Në atë moment ra zilja, shohim një klasë mature. Nuk di sa gëzim të madh kam ndjerë, sesi më trajtuan për atë çmim që mora. E mbaj mend Fatbardhin që erdhi me disa djem dhe vajza dhe kemi qendruar përgjithë natën bashkë. Ishte suprizë e këndshme.

Si ishte Irma Libohova?

Irma kishte zë dhe talent. Disa nota I kishte të veshura me timbër, disa nota të larta I zbardheshin dhe kemi punuar shumë vite bashkë.

Po Luan Zhegun si e vlerësoni?

Zëri më I mirë I zërave burrërorë, të paktën që kanë kënduar në atë kohë.

Si u ndjetë kur Top Channel e këndoi këngën tuaj “Këngët e Rinisë” në një nga festat e fundvit?

Ka qenë nderi më i madh që mund të më këtë bërë një TV. Dhurata më e mirë që më është bërë në jetën time. Ishte e mrekullueshme të shikoje ata djem e vajza gazetarë që kishin mbushur qendrën e Tiranës me flamuj dhe këndonin këtë këngë. Është padfyshim një këngë baladë. 

Cili është zëri që ju ka bërë më shumë përshtypje?

Vaçe Zela, Irma Libohova, Luan Zhegu dhe Parashqevi Simaku, për mua këta janë zërat më të mirë. Parashqevia ëhstë zeri femëror më i mirë i këngës së lehtë shqiptare dhe Luan Zhegu zëri më i mirë i mashkull i këngës shqiptare. Janë të paparsëritshëm.

Si u bëtë pjesë e filmit “Sex and the city”?

Unë shkoj shpesh tek një restorant që quhej Broadëay. Shkova të më dëgjonte shefi I kuzhinës në prani të disa muzikantëve  për të më marrë në punë. Ishte ditë e shtunë, dimër. Pasi luajta një pjesë të gjithë më duartrokitën fort. I thashë bosit nëse do të punoja atje apo jo. Mëe tha do të punosh, por varet sa e do rrogën. Më that ë punoja 6 netë në javë dhe nëse nuk bën gabime do të ikësh I fundit ky restorant, I fundit do t ëiki unë që do të mbyll restorantin. Punova 12 vjet dhe fitova një vlerë që nuk do ta kisha fitur kurrë në Shqipëri. Kriss i “Sex and the city” vinte shpesh atje dhe I duhej dikush që luante me firzamonikë. Më pas mora pjesë edhe në 2-3 filma të tjerë.

Si e përjetuar lajmin e vdekjes së Vaçes?

Ashtu si përjetohet vdekja e një artisti.

A u nderua siç duhet nga shteti shqiptar?

Ne nuk e pamë kufomën e Vaçes, në hollin e operas, pamë vetëm foton e saj.

A e keni ndjerë veten të vlerësuar?

Në 2007 kur erdha nga Amerika e gjeta pensionin 120 mijë lekë. Presidenti Moisiu më dha titullin “Mjeshtër I madh”, jo vetëm për vlerësimin moral, por edhe pensioni mu bë 400 mijë lekë.

Në shumë foto jeni me bashkëshorten. Kaq shumë e doni?

Jemi me shumë fat që kemi gjetur njëri-tjetrin. E kam parë rastësisht me shoqet në Liceun artistik. Ishte ashtu siç dëshiroja unë të ishte një grua.

Çfarë ka ndodhur me muzikën që kultivohet sot?

Asgjë s’ka ndodhur dhe prandaj muzika është kot. S’të luan asnjë nerv. Këngët janë të titpit dashuroj-shurroj-shurroj-shurroooooooj.

Si zgjidhet kjo? Si largohen këto prurje?

Më parë të kishe firzamonikë ishte fat i madh, jo më një piano. Sot kanë blerë të gjithë vegla muzikore në shtëpitë e tyre.

Që kur kam ardhur nga Amerika, s’ka ardhur asnjë këngëtar të më thojë “Profesor do të më bëni një këngë?”

Keni ndonjë peng për ndonjë krijim tuajin?

Mua më janë hequr shuëm këngë, por më janë hequr pasi janë publikuar, koj edhe ëm ka dnihmuar sepse sa më shumë I hiqnin, aq mq shumë kërkonin t’I dëgjonin. Nuk kam pasur as konukrrentë, as rivalë, as më të mirë as më të kqëinj se vetja.

Si e vlerësoni Gjergj Lekën?

Si muzikant është I formuar. Edhe këndon, edhe kërcen etj. Por nuk është kompozitor, për mua vlerat e tij më të mëdha janë në piano. Është instrumentist shumë I mirë

Një këshillë çfarë duhet të bëjë shoqëria shqiptare?

Kur Bonaparti fitoi me Italinë, I thotë këshilltari dil se të presin mijëra njerëz, ai I thotë se po ata njerëz neser me të njëjtën kënaqsi edhe do ta ksihin nënvlerësuar, se kjo është tumrë, do të kisha kënaqësi të shikoja një popull me traditë, jo një turmë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti socialist sjell një libër me nota autobiografie vetëm për gratë dhe vajzat
Rrëfimet e ruajtura të Artan Santos, një vit e gjysmë pas vdekjes së pazbardhur »
Article Logic
Execution time: 0.025346994400024
array(1) { ["section"]=> string(97) "agim-krajka-sherif-merdani-nuk-u-denua-per-kengen-parashqevia-kishte-te-dashur-nje-sigurims-27795" }