Agim Zeqo përflitet si presidenti i ri i Dinamos, biznesmeni: E kam mbyllur me futbollin

Publikuar tek: sport, më 17:17 28-04-2016 Agim Zeqo përflitet si presidenti i ri i Dinamos, biznesmeni: E kam mbyllur me futbollin

Tre vjet në “ujëra të trazuara”, mes luftës për të mbijetuar dhe për të mos u fundosur më shumë (Kategoria e Dytë), apo për të tentuar të dalë në breg (Kategoria Superiore).

Nëse situata e Dinamos do të përshkruhej me veprën e famshme të Dante Aligerit, “Komedia Hyjnore”, padiskutim që do të ishte vëllimi i mesit, pra Purgatori… E megjithatë, nuk është dashur një vit për të kaluar më lart, pasi blutë e kryeqytetit, që po humbasin dita ditës identitetin, pasi trofetë dhe shtëpinë ia morën, rrezikojnë që të mbeten aty, njësoj si një astronaut që është i mbërthyer mes atmosferës dhe tokës, duke qëndruar pezull… Aktualisht ndodhet në vend të shtatë në renditje dhe e shkëputur 34 pikë nga vendi i parë, ndërsa vetëm gjashtë nga vendi i parafundit, që do të shkonte në plejof me skuadrën e vendit të dytë të Kategorisë së Dytë. Praktikisht, blutë janë të detyruar të fitojnë ndeshjet në vazhdim për të siguruar qëndrimin tek Kategoria e Parë, duke shpresuar se diçka do të ndodhë në të ardhmen. Sigurisht, shpresa është që një ditë të kthehet aty ku i takon dhe ku historia e ka prezantuar, në majë.

Edhe kryeministri Rama uroi këtë gjë, gjatë prezantimit të projektit “Arena e Kombëtares”, teksa shpresonte se një ditë mund të luajë edhe ndaj Juventusit në këtë stadium. Por, për t’u kthyer në nivelet e larta duhen investime, që deri tani s’kanë ardhur, por nuk i dihet…

Mes emrave që këto ditë ka qarkulluar në ambjentet e klubit dinamovit është Agim Zeqo, biznesmeni dhe distributori i pijes energjike “Red Bull”, në Shqipëri, ai që ktheu Skënderbeun në elitën dhe në ajkën e Superligës, me investimet e tij në dy vitet e para, që sollën edhe dy tituj për korçarët. Më pas, Zeqo i la karrigen Ardjan Takajt, presidenti aktual i Skënderbeut. Edhe pse Zeqo është shkëputur, ka pasur zëra se mund të kthehet dhe pikërisht Dinamo mund të jetë destinacioni.

Për të qartësuar këtë situatë, “Sport Ekspres” kontaktoi me ish-presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo, i cili u shpreh se “kohët e fundit s’kam pasur asnjë lidhje me aktualitetin e futbollit në Shqipëri, pasi kam qenë në lëvizje. Por, di të them që e kam mbyllur me futbollin dhe ato që thuhen janë vetëm fjalë kafenesh”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zenga tregon se kush do të jetë trajneri i ri i Italisë
Franca vazhdon të dobësohet para Europianit, pezullohet mbrojtësi »
Article Logic
Execution time: 0.024652004241943
array(1) { ["section"]=> string(92) "agim-zeqo-perflitet-si-presidenti-i-ri-i-dinamos-biznesmeni-e-kam-mbyllur-me-futbollin-38957" }