Agjencia britanike zgjidhet për të akredituar 35 universitete shqiptare

Publikuar tek: politike, më 16:23 29-02-2016 Agjencia britanike zgjidhet për të akredituar 35 universitete shqiptare

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë (QAA) për të vlerësuar standartet në sistemin e lartë arsimor në vendin tonë.

"QAA" do të mbështesë vlerësimin institucional të 35 universiteteve dhe do të ndihmojë në zhvillimin e organizimit akreditimit nga vetë shteti shqiptar, sipas marrëveshjes së nënshruar sot më 29 shkurt.

Gjatë takimit me krerët e agjencisë britanike Nikolla tha se përmirësimi në "sektorin kaotik dhe të parregulluar të arsimit të lartë" të vendit është një "prioritet" për qeverinë duke shtuar se është zgjedhur modeli i Mbretërisë së Bashkuar pas vërejtjes së cilësisë së arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Rama tha se marrëveshja me agjencinë britanike është shumë e rëndësishme për disa arsye.

"Fakti që sot kemi një bazë konkurence të lirë dhe të barabartë, është një risi që do sjellë shumë më tepër cilësi në arsimin e lartë, më shumë ciliësi duke mësuar nga njëri-tjetri për shkak të konkurencës. Agjencia do na ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të brendshme për vetë arsimin e lartë, duke krijuar bazën që agjencia jonë kombëtare mund të bëhet pjesë e rrjetit të agjencive të akreditimit dhe të përfshihet në regjistrin europian. Për sa i takon kontekstit shqiptar, dhe nevojave, pasja e këtij bashkëpunimi është realisht një shans historik për ta filluar me këmbën e mbarë këtë proces tërësisht të ri”, tha Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halimi: “Venecia”, shqetësim për kapjen politike të sistemit (Opinioni i KM në shqip)
Berisha: Rama-Veliaj presion ministrisë të falsifikojë dokumentat për projektin te Parku i Liqenit »
Article Logic
Execution time: 0.023465871810913
array(1) { ["section"]=> string(77) "agjencia-britanike-zgjidhet-per-te-akredituar-35-universitete-shqiptare-33837" }