Agjencia Kombëtare e Turizmit prezanton planin e masave për sezonin turistik 2016

Publikuar tek: politike, më 11:16 10-02-2016 Agjencia Kombëtare e Turizmit prezanton planin e masave për sezonin turistik 2016

Është prezantuar plani i masave nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për sezonin turistik 2016.

Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së, Ardit Çollaku, në fillim të prezantimit, falenderoi ish-titullaren e agjencisë Julinda Dhame për kontributin dhe punën e kryer gjatë drejtimit të saj duke rritur më tej aktivitetin promovues të Shqipërisë si destinacion turistik si brenda dhe jashtë vendit.

Në vijim të punës së saj, Agjencia Kombëtare e Turizmit, zhvilloi dje një takim me tur operatoret turistik dhe subjekte të ndryshme private, ku u diskutua dhe trajtua plani i masave, që do të ndërmerren me çeljen e sezonit turistik.

Gjatë diskutimit u evidentuan arritjet në këtë fushë si dhe problematikat e ndryshme që përballen turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit turistik. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ndërmjet institucioneve të tjera përgjegjëse, pushtetit lokal, si dhe partnerët privat.

Çollaku prezantoi para të pranishmëve detyrat dhe planin e masave që secili institucion përgjegjës do të ndërmarrë në prag të çeljes së sezonit. Ky vit do të ketë kushte më të përmirësuara si në aspektin e higjenës, energjisë elektrike, ujit të pijshëm, përmirësimin e shërbimit shëndetësor, si dhe të sinjalistikës informuese në zonat më të frekuentuara turistike. Po merren masa për përmirësimin e akseve rrugore përpara nisjes së sezonit turistik si dhe koordinimi me policinë e shtetit për garantimin e sigurisë së tyre.

Vendi ynë i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar turizëm përgjatë gjithë vitit. Për të pasur një turizëm që ofron standartet e kohës është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm bashkëpunimi midis sektorit publik dhe ai privat si një kusht themelor për arritjen e objektivave. Këto të fundit ranë dakord me propozimet e AKT-së dhe MZHETTS duke konfirmuar vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi më tej.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shkon te Meta, 45 minuta takim kokë më kokë
Shpërthen deputeti demokrat kundër Rudina Xhungës: Kaq do e kisha bërë edhe nëse do isha hale komuniste »
Article Logic
Execution time: 0.028388977050781
array(1) { ["section"]=> string(87) "agjencia-kombetare-e-turizmit-prezanton-planin-e-masave-per-sezonin-turistik-2016-32203" }