Agjencitë vlerësuese rendisin Shqipërinë ndër vendet me risk më të lartë të pagimit të borxhit

Publikuar tek: ekonomi, më 12:57 01-07-2016 Agjencitë vlerësuese rendisin Shqipërinë ndër vendet  me risk më të lartë të pagimit të borxhit

Agjencitë e vlerësimit  të kreditit , Fritch, Moody’s dhe S&P kanë renditur në një tabelë vendet e rajonit përsa i përket riskut të pagimit të borxhit.

 

Rezultatet janë publikuar nga prestigjozja “The Guardian”, ku kompanitë e rendisin Shqipërinë në B1. Ky klasifikim e vendos shtetin tonë ndër vendet me risk të lartë të pagimit të borxhit. Të dyja agjencitë, S&P dhe Moody’s, tregojnë për një prespektivë të qëndrushme.

Të gjithë vendet e rajonit janë në zonën e kuqe, ku disa renditen më mirë dhe disa më keq nga Shqipëria. Maqedonia vlerësohet me BB nga S&P dhe BB+ nga Fitch, me perspektivë stabël nga të dyja.

Bosnja vlerësohet B  nga kompanitë me perspektivë stabël.  Mali i Zi ka vlerësimin BB- nga S&P dhe Ba3 nga Moodys, perspektiva stabël. Ndërsa Serbia vlerësohet me BB-, ndër vendet me perspektivë negative.

klasifikimi_i_borxhit.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023020029067993
array(1) { ["section"]=> string(100) "agjencite-vleresuese-rendisin-shqiperine-nder-vendet-me-risk-me-te-larte-te-pagimit-te-borxhit-45168" }