Agjenti i parë sekret 007, mbush 85 vjeç, vijnë urimet nga fansat

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:53 25-08-2015 Agjenti i parë sekret 007, mbush 85 vjeç, vijnë urimet nga fansat Aktori skocez Sean Connery mbush 85 vjeç

Agjenti sekret më i famshëm në botë mbush 85 vjeç. Dhe është një ditëlindje e veçantë kjo për Sean Connery që në harkun e një jete të gjatë, ka dhënë shumë për kinemanë.

I lindur në 1930, aktori skocez është bërë një yll i kinemasë falë edhe rolit të James Bond, 007, prodhimit britanik në 7 seri të tij.

shon1

Më pas ai ka pasur role të tjera të mëdha të suksesshme. Që nga viti 2006 ai është tërhequr në jetën e tij private në një ishull të Bahamas së bashku me gruan, piktoren Micheline Roquebrune, me të cilën është i martuar që prej 40 vitesh.

Fansat nga e gjithë bota i kanë dërguar urimet për këtë ditëlindje dhe urojnë që ai të rimendojë idetë e veta. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038964986801147
array(1) { ["section"]=> string(69) "agjenti-i-pare-sekret-007-mbush-85-vjec-vijne-urimet-nga-fansat-19124" }