Agolli: Do ishte padrejtësi po të mos na i japin tre pikët për ndeshjen me Serbinë

Publikuar tek: sport, më 09:25 07-04-2015 Agolli: Do ishte padrejtësi po të mos na i japin tre pikët për ndeshjen me Serbinë Ansi Agolli

Ansi Agolli mendon që do të ishte padrejtësi e madhe në rast se Rusisë i jepen tri pikë nga ndeshja me Malin e Zi e Shqipërisë jo nga ndeshja me Serbinë. Në një intervistë për portalin Online me gazetarin Uran Krasniqi, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë ka thënë se ndeshja e Rusisë në Mal të Zi nuk ka pasur as 5 përqind të shkeljeve që janë bërë atë natë në Beograd. 

“Do ishte e padrejtë të jepen vendime me dy standarte ndaj dhe unë kam shumë shpresë që do marrim atë që na takon”, ka thënë Agolli, duke u shprehur se pret vendim të drejtë. Ai ka thënë se ndeshjet e ardhshme do të të jenë të vështira, por se ka folur me ton optimist për to. Ka thënë se ndeshja me Serbinë në Shkodër duhet të kalojë pa probleme, meqë Kombëtarja ka bërë një rrugë të vështirë e të suksesshme dhe nuk duhet të lejohen gabime që rrënojnë çdo gjë. Agolli ka folur edhe për gjendjen te sukadra e tij Qarabag, për ofertat nga klubet e tjera, skuadrën që e ka në zemër, të ardhmen pas futbollit…

 Si u pritët në Azerbaixhani pas fitores me Armeninë? Dihet që këto dy shtete kanë një konflikt politik nga vitet e nëntëdhjeta…

Agolli: Jam pritë mjaft mirë si nga tifozët ashtu dhe nga ekipi, trajneri, shokët e ekipit dhe gjithë stafi.Mora urimet e tyre. Fatkeqësisht Azerbaixhani me Armeninë ka një konflikt përsa i përket një territori të pushtuar nga arment në vitet 90 pikërisht Nagorno Karabak ose vendi nga ku ka prejardhjen skuadra që unë përfaqësoj.

Më 17 prill KAS do të marrë vendimin për ndeshjen Serbi- Shqipëri. Çka prisni dhe a do të ishte e drejtë që Rusia të marrë tri pikë nga Mali i Zi për një situatë me element të ngjashëm dhe Shqipëria të mos marrë?

Agolli: Nga vendimi i datës 17 prill pres vetëm drejtësi dhe asgjë më shumë.Ndeshja e Rusisë në Mal të Zi nuk ka pasur as 5 përqind të shkeljeve që janë bërë atë natë në Beograd. Do ishte e padrejtë të jepen vendime me dy standarte ndaj dhe unë kam shumë shpresë që do marrim atë që na takon.

Si i shihni ndeshjet e ardhshme në kuadër të grupit, a mund të na thoni që ndonjë ka më shumë rëndësi se sa një tjetër?

Agolli: Per ne tash e tutje fillojnë eleminatoret sepse tash e tujte vijnë ndeshjet më të vështira. Nuk do veçoja asnjë. Duhet të hyjmë në fushë dhe të japim maksimumin në çdo lojë.Kemi bërë gjithmonë llogari dhe jemi zhgënjyer gjithmonë. T’i lëmë llogaritë për në fund kësaj here.

 Krerë të Federatës së Futbollit të Serbisë kanë thënë se nuk i kanë humbur  shpresat për kualifikim. Sipas tyre, atyre në njërën anë u duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe nga ana tjetër edhe Portugalia të fitojë të gjitha dhe ata do ta zënë vendin e tretë në grup që ua hapë rrugën për në Francë. A ka gjasa që të ndodhë kjo?

Agolli: Mua personalisht, por besoj që dhe shumë si puna ime nuk na intereson se çfarë llogarish bëjnë ata, biles uroj të bëjnë sa më shumë llogari me veten e tyre. Mua dhe shqiptarëve na intereson puna e ekipit tonë, na intereson të jemi të bashkuar dhe të japim maksimumin për ekipin tonë.

 Çfarë iu vjen në mendje kur e kujtoni ndeshjen me Serbinë në Beograd: a e keni menduar ndonjëherë që do të mund të përjetoni diçka të tillë dhe çfarë bisedoni me një futbollist serb që shiheni në video në atë moment kur dhuna ka filluar?

Agolli: Mllefi që kishin ata primitivë që ishin në stadium ndaj njëmbëdhjetë futbollistëve ishte i paimagjinushëm. Nuk kam fjalë ta përshkruj. Besoj i keni parë vet. nuk e kisha imagjinuar kurrë dhe e kishim përgatitur veten se do shkojmë per një qellim të vetëm: për të luajtur futboll. Ai po më akuzonte mua se ne kishim hedhë atë banderolën në stadium. I thashë që jemi futbollistë dhe kemi ardhur të lujamë futboll, ama simbolet tona do t’i mbrojmë me çdo kusht.

Si e shihni ndeshjen me Serbinë dhe a jeni për atë që ndeshja të kalojë pa probleme?

Agolli: E shikoj si çdo ndeshje tjetër dhe si çdo kundërshtar tjetër që kemi në grup. As që diskutohet që jam kundër problemeve dhe besoj që nuk do ketë probleme. Ne jemi shqiptarë e jemi burra, jo si ato 30 mijë primitivë që ishin atë natë në Beograd. Duhet të kihet kujdes e mos të bihet pre e provokimeve, sepse kemi bërë një rrugë mjaft të mirë deri tani dhe do ishte fatale nëse bëjmë ndonjë gabim. Ne duhet treguar superioritet dhe civilizim.

 A jeni optimist se Shqipëria për herë të parë po kualifikohet në një garë të formatit të tillë si Evropiani?

Agolli: Jemi duke bërë maksimumin. Të gjithë djemt po japin maksimumin në çdo lojë ndaj dhe duhet të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet në vazhdim. Siç thashë më lart, t’i lëmë mënjanë llogaritë dhe të koncentrohemi në lojen e radhes në Danimarkë.

 Si ndiheni te Qarabag?

Agolli: Tek Qarabag Fc ndihem mjaft mirë ose më saktë jam si në shtëpinë time. u bënë pesë vjet këtu dhe asnjëherë nuk jam ndjerë i huaj.

A keni oferta nga klube të tjera dhe cili është klubi që do të dëshironit të luani?

AGOLLI: Ofertat nuk më kanë munguar asnjëherë, ama si e thashë më lart, këtu ndjehem mjaft miër. Këtë vit kemi luajtur edhe në grupet e Europea League, ndaj ka qenë një sezonë mjaft pozitive për ekipin dhe për mua.

 Tifoz i cilit klub jeni? Për shembull mua më pëlqen Bayern Munchen…

Agolli: Jam tifoz i Milanit e sidomos Milanit të Ancelotit.

Po nga Kombëtaret, pos Shqipërisë kush ju pëlqen tjetër?

Agolli: Me Gjermaninë.

Shpeshherë bëhet debat për atë se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve. Ka që thonë Pele, ca të tjerë Maradona, disa të tjerë Zidane, dikush tjetër Messi, po ju çka mendoni?

Agolli: Secili futbollist ka qenë më i miri për atë periudhë të cilën ka luajtur. P.sh. Maradona në vitet 80- 90 ka qen absolut, Zidane po ashtu ashtu, siç është dhe Mesi në ditët e sotme.

A keni menduar çka do të bëheni pas karrierës së futbollistit? Trajner?

Agolli: Të them të drejtën akoma se kam menduar, megjithatë e sigurt është që do jem në botën e futbollit. Pse jo edhe trainer, do ishte mirë nëse punon në kushtet e duhura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Media italiane: “Të gjithë të çmendur për Andi Lilën’’
Serbi – Shqipëri, nuk do të ketë vendim gjykate në 17 prill »
Article Logic
Execution time: 0.020509958267212
array(1) { ["section"]=> string(86) "agolli-do-ishte-padrejtesi-po-te-mos-na-i-japin-tre-piket-per-ndeshjen-me-serbine-8006" }