Agron Bala: Dashnori i tokës!

Publikuar tek: kulture-art, më 09:53 28-10-2017 Agron Bala: Dashnori i tokës!

Nga Ilir Kadia

Nga miqtë e shumtë këtu në facebook që na janë ndarë, herë pas herë, më shkon mendja tek Agron Bala, një jetë gazetar! Kujtoj dashurinë e tij të madhe… për tokën. E bleu një ngastër mbi Mullet përballë kalasë së Petrelës që e ngrohte Dielli tërë ditën. Nuk hodhi themele betoni për shtëpi të rëndë. Mbolli ullinj dhe njërit i vuri emrin Ulliri Medias. Mbolli zerdeli, kumblla, pjeshkë, rrush, dardhë, ftonj, muçmollë, thanë… Më ftoi disa herë për një kupë verë ulur në barin e njomë. Yjet dhe hëna na shihnin nga lart ziliqarë! I mburrte fidanët e pemëve për çdo centimetër rritje shtati. Matej me ta në gjatësi si prindi mat gjatësinë e fëmijës! Ma kaloi Kajsia! -thosh. Njëherë u mërzit shumë! Mi vodhën, ca rrënjë! -më tha në telefon. Njëjtë si xhaxhai më thosh në fshat se ujku i kish hyrë në vathë e i kish rrëmbyer dele! Pastaj më ftonte të blija dhe unë një ngastër ngjitur që e shiste Zef Mazi, ambasadori. Për ta shitur e ka blerë, më tha. Hajde ti rrisim bashkë pemët e ti bëjmë shoqëri hënës. Dhe, kur isha gati ti thoja erdha, Agroni iku! Më pranë Hënës, më pranë Yjeve!

Tani shëtit në kopështet e Parajsës dhe na sheh nga lart ketu në ferrin tonë entusiast e i lutet Zotit të na hedhë… një sy! Apo është fshehur në rrënjët e ullinjve dhe i gudulis bajamet që të çelin lule të bardha që në janar?! Toka e di!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Politikani nga Kosova, sjell vargjet erotike në Tiranë
Aktori shqiptar i zhgënjyer: Shikoni teatrin e Bullgarisë, qeveria jonë e dërgon teatrin nëpër... »
Article Logic
Execution time: 0.0042719841003418
array(1) { ["section"]=> string(33) "agron-bala-dashnori-i-tokes-97517" }