Agron Duka: Mirënjohje për qytetarët, pranë jush brenda dhe jashtë politikës

Publikuar tek: politike, më 13:43 15-04-2015 Agron Duka: Mirënjohje për qytetarët, pranë jush brenda dhe jashtë politikës

Pas zyrtarizimit të Grida Dumës për Bashkinë e Durrësit, kandidati i mundshëm deri para pak kohësh Agron Duka, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, duke thënë se marrëdhënia njerëzore me qytetarët nuk do të ndryshojë kurrë dhe për asnjë shkak si brenda të qenit në politikë dhe jashtë saj.

“Kam dëshirë të shpreh mirënjohje dhe të falënderoj gjithësecilin nga ju për mbështetjen që më keni dhënë në vazhdimësi. Do jem pranë jush në të ardhmen, ashtu siç kam qenë deri me sot. Premtoj se do të jetë e njëjta marrëdhenie njerëzore, e cila nuk do të ndryshojë kurrë dhe për asnjë shkak si brenda të qenit në politikë dhe jashtë saj”, shkruan Duka në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024623870849609
array(1) { ["section"]=> string(79) "agron-duka-mirenjohje-per-qytetaret-prane-jush-brenda-dhe-jashte-politikes-8802" }