Agron Llakaj nxjerr në shitje benzin 20 mijë eurosh. Ja kush interesohet për ta blerë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:01 15-07-2015 Agron Llakaj nxjerr në shitje benzin 20 mijë eurosh. Ja kush interesohet për ta blerë Aurela Gaçe dhe Agron Llakaj

Aktori i humorin Agron Llakaj ka “përdorur” miken e tij Aurela Gaçe për të bërë pazaret e shit-blerjes së benzit të tij. Aurela ka publikuar një foto me të madhin e humorit dhe menduam se përshkrimi poshtë fotos do ishte i natyrës “miqësitë e vjetra” por jo... Aurela poshtë fotos ka zbuluar se Agron Llakaj do të shesë benzin e tij me vlerë 20 mijë euro.

“Kur të duan, të duan . Edhe ky Agron Llakaj përveçse më do, shet edhe makinen Benz 20 mijë euro (më tha t'ju lajmeroja kush është i interesuar dmth)”, shkruan këngëtarja.

I interesuari i parë për ta blerë makinën e aktorit ka qenë këngëtari Sidrit Bejleri i cili me të drejtë ka kërkuar informacione më të detajuara për benzin e Agronit.

“Çfarë benzi kishte Goni, çfarë viti, motori dhe sa km kishte? Faleminderit", i shkruan Bejleri. “Merresh edhe me shitje makinash tani e ?!”, e pyet një tjetër komentues Aurelën dhe ndërkaq, komentet nga të tjerë interesuar kanë vërshuar .

E me ç’nuk merret Aurela!! Ajo ka kohë për të gjitha dhe për të gjithë... Aq më tepër kur bëhet fjalë për një mik të vjetër si Agroni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022114038467407
array(1) { ["section"]=> string(90) "agron-llakaj-nxjerr-ne-shitje-benzin-20-mije-eurosh-ja-kush-interesohet-per-ta-blere-16223" }