Agron Shehaj lajmëron fillimin e punës për zgjedhjet brenda PD

Publikuar tek: barometri, më 08:17 04-10-2018 Agron Shehaj lajmëron fillimin e punës për zgjedhjet brenda PD

Deputeti Argron Shehaj ka lajmëruar se Partia Demokratike e Vlorës ka nisur punën për zgjedhjen e strukturave të reja brenda saj.

 

Sipas Shehajt, gara është e hapur për të gjithë anëtarët që duan të kandidojnë për strukturat e reja brenda PD, që nga kryetari i seksionit deri te kryetari i degës.

POSTIMI I AGRON SHEHAJT:

SHQIPËRINË DO TA BËJNË ATA QË E DUAN, QË NUK DORËZOHEN DHE NUK BËJNË SEHIR POR PËRFSHIHEN

Partia Demokratike ka hapur procesin zgjedhor në qarkun e Vlorës. Nga këto zgjedhje do dalin strukturat e reja, nga kryetari i seksionit deri te kryetari i degës.

Procesi zgjedhor fillon me zgjedhjen e kryetarëve të grupseksionit. Gara është e hapur për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike dhe kushdo që kërkon të kandidojë, të aplikojë brenda datës 8 tetor, pranë degës së partisë.

Partia Demokratike nuk është e deputetëve apo e zyrtarëve por e anëtarëve dhe mbështetësve të saj. Prandaj i ftoj të gjithë anëtarët jo vetëm të marrin pjesë duke votuar në zgjedhje por edhe të marrin përgjegjësi për t'u bërë pjesë e strukturës së re.

Kuptoj ata që janë të zhgënjyer nga politika por mirëqenia ne Shqipëri nuk mund të bjerë nga qielli. Vetëm ne mund t'a ndryshojmë Shqipërinë dhe përfshirja në politikë është e vetmja rrugë.

Njerëzit e thjeshtë e dinë që e keqja ka kapur vendin. Pasojat e korrupsionit, krimit dhe padrejtësitë i vuajmë përditë, por largimi nga Shqipëria nuk mund të jetë e vetmja alternativë. Na takon ne, demokratëve, të ndërtojmë një alternativë dhe të fitojmë besimin e qytetarëve.

Te gjithë anëtarët që kanë nevojë për më shumë informacion rreth procesit mund t’i drejtohen degës ose mund të më shkruajnë direkt në faqen e Facebook-ut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031559944152832
array(1) { ["section"]=> string(69) "agron-shehaj-lajmeron-fillimin-e-punes-per-zgjedhjet-brenda-pd-136583" }