Agron Tufa: Si përdhunoheshin femrat në diktaturë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:57 26-11-2015 Agron Tufa: Si përdhunoheshin femrat në diktaturë

Agron Tufa, shkrimtari shqiptar rrëfen të vërtetat e përdhunimeve të femrave në diktaturë. Nëpërmjet librit të tij të ri ‘’Gurit të varrit ia rrëfej’’, Tufa tregon se çfarë ka ndodhur në diktaturë, flet për hapjen e dosjeve dhe komenton rrëfimin e Alida Hiskut se janë përdhunuar në diktaturë.

Edhe pse për romanin e ri të Tufës nuk është folur shumë në panair, shkrimtari e ka një përgjigje: “S’ka gjë u fol për kolegët tanë si Blushi e kompani. Libri ka fatin e vet”

Dhe ja çfarë tha në ‘’Top Channel’’ Tufa:

‘’Ato nuk ia thonë sot as familjes, as vëllait, as të dashurit, as burrit, asnjë të afërmi, as psikanalistit, as institucionit qoftë ai dhe fetar. Pra ato vazhdojnë të jetojnë me tmerre të patreguara brenda vetes.

Historia është e vërtetë dhe gjithkush mund të pretendojë se kjo është historia ime...Shpesh ne mendojmë se imagjinojmë një ngjarje…jeta është shpesh herë më e papritur sesa imagjinata jonë artistike.

Unë mendoj që debati që nisi nga rrëfimi i këngëtares Alida Hisku ka qenë vetëm një pjesë e vogël e të vërtetës. Dhe për turpin e tyre prostitutat që u janë nënshtruar burgjeve refuzuan një ndër të vërtetat më rrënqethëse të asaj kohe. Debati përfshiu shumë zëra, kanë folur shumë por për ironi të fatit nga këta zëra dy meshkuj pretendojnë se nuk ka pasur përdhunime.

Ata duhet të kenë qenë xhelozë që nuk kanë qenë gjatë gjithë kohës femra dhe nuk vuri dorë kush mbi ta, por mbi Alida Hiskun, ose përndryshe nuk ka shpjegim ky mohim. Duhet pasur kurajë të rrëfehet e vërteta. Ata që e mohojnë se ka ndodhur për fat të keq këta janë toni më i keq i mediave tona, të cilat u ofrojmë mikrofonin xhelatëve për të thënë të vërtetën e viktimave. Kjo nuk është e drejtë.”

Tufa flet edhe për ata që pengojnë hapjen e dosjeve:

"Unë besoj se elitat e implikuara politike të Shqipërisë, që janë majtas dhe djathtas. Më shumë majtas për të qenë i saktë e më pak djathtas por në këtë çështje kur ke të bësh me moralin nuk ka masë pak dhe shumë. Nëse je i implikuar je. Unë tani meqë punoj dhe merrem me këto çështje (në Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit) shoh se në të gjitha pozicionet kyçe, nëqoftëse ne perceptojmë një strategji të arkitekturës së ndërtimit të shtetit dhe shoqërisë, që gjithkund është vënë Luciferi, Sfinksi apo dikush tjetër"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thellohet skandali / Zhduken 671 ikonat e Gjergji Thimios
Ambasada Amerikane shpëton nga rrënimi afresket e David Selenicës »
Article Logic
Execution time: 0.018939971923828
array(1) { ["section"]=> string(54) "agron-tufa-si-perdhunoheshin-femrat-ne-diktature-26319" }