Agron Vula, shpallet "montazhieri më i mirë" në festivalin e Brazilit

Publikuar tek: kulture-art, më 15:44 05-02-2015 Agron Vula, shpallet

Montazhieri Agron Vula, është shpërblyer me  çmimin “ Montazhi më i mirë” në filmin ‘Agnus Dei” me regji të Agim Sopit.

Ai rrëmbeu këtë  çmim në festivalin “Mostra Internacional de Cinema  da Amazonia”” që mbahet tradicionalisht në qytetin e Amazonas në Brazil.

Në këtë festival, i cili u mbajt përgjatë 7-ditëve  kanë marrë pjesë 400 filma dhe 32 shtete.

Agim Sopi ka njoftuar se ky çmim është i 29-i rradhazi që ka fituar filmi “Agnus Dei“, në festivale të ndryshme nëpër botë.

Aktorët protagonistë në film janë; Astrit Alihajdaraj,Dafina Berisha, Zaklina Ostir, Enver Petrovci, Çun Lajqi dhe Bislim Muçaj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inva Mula duartrokitet në Zvicër, hap festivalin “Majat e Muzikës”
100 vjetori i Pitkinit, një rrugë në Shqipëri me emrin e tij? »
Article Logic
Execution time: 0.20843315124512
array(1) { ["section"]=> string(71) "agron-vula-shpallet-montazhieri-me-i-mire-ne-festivalin-e-brazilit-2441" }