‘Agron Xhafaj dhe Olsi Rama fshihen pas lojrave të fatit’, Kryeministria i përgjigjet PD-së

Publikuar tek: barometri, më 08:21 16-09-2018 ‘Agron Xhafaj dhe Olsi Rama fshihen pas lojrave të fatit’, Kryeministria i përgjigjet PD-së

Pas akuzave të PD se pas lojrave të fatit fshihet vëllai i ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj dhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama vjen reagimi nga Kryeministria.

 

Përmes një komunikate për mediat, Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit në Kryeministri shprehet se PD akuzon në hava prej dy ditësh dhe nuk ka asnjë fakt për vëllain e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm që i favorizojnë.

“Asnjë familjar i Kryeministrit apo Ministrit të Brendshëm nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e basteve apo atyre që bëjnë monitorimin e basteve online, siç shpif PD-ja”, shprehet ndër të tjera Fuga.

Reagimi i Endri Fugës:

Partia Demokratike vazhdon avazin e vjetër dhe të dëshpëruar të baltosjes së përditshme. Prej dy ditesh akuzon në hava, pa dhe as edhe një fakt të vetëm, vëllain e Kryeministrit dhe atë të Ministrit të Brendshëm, për favorizim të kompanive të basteve dhe lojrave të fatit.

Së pari, asnjë familjar i Kryeministrit apo Ministrit të Brendshëm nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e basteve apo atyre që bëjnë monitorimin e basteve online, siç shpif PD-ja.

Së dyti, në datë 31 dhjetor të këtij viti, duke mbajtur zotimin e dhënë dhe të sanksionuar në ligj si afati i fundit për kompanitë, nuk do të ketë më asnjë kompani lojrash fati brenda territorit të qyteteve.

Së treti, nëse gjatë qeverisjes së PD-së egzistonin 40 kompani të tilla dhe arkëtoheshin nga shteti 37 milionë dollarë, sot numri i kompanive është përgjysmuar dhe të ardhurat në buxhet nga aktiviteti i tyre janë pothuajse dyfishuar.

Së katërti, kompanitë për të cilat opozita baltos qeverinë kanë rinovuar licencat e tyre ose kanë marrë licenca të reja, gjatë viteve kur në qeveri ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Qeveria shqiptare është e angazhuar për të dhënë një zgjidhje përfundimtare edhe për industrinë e basteve dhe shumë shpejt, do të jetë gati projekti i ri ligjor i kufizimit të fortë të tyre.

Nga PD nuk presim dot asgjë tjetër. Por kemi të drejtë të presim që më në fund mediat që i pasqyrojnë këto shpifje apo përgënjeshtrime, të bëjnë mundësisht punën e tyre dhe të verifikojnë kush gënjen në këtë mes. Ndërkohë Kryeministri dhe qeveria do të vijojnë të punojnë me të gjithë vëmendjen për njerëzit, pa humbur kohë dhe energji në rrugën e vjetër të baltës ku opozita zvarritet e përpiqet papushim të zvarrisë vetë Shqipërinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.0981709957123
array(1) { ["section"]=> string(95) "agron-xhafaj-dhe-olsi-rama-fshihen-pas-lojrave-te-fatit-kryeministria-i-pergjigjet-pd-se-134487" }