“Ah moj Nëna Terezë! Ti nuk i lage këmbët me shampanjë si ato feçkat që postojnë fjalët e tua”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:05 04-09-2016 “Ah moj Nëna Terezë! Ti nuk i lage këmbët me shampanjë si ato feçkat që postojnë fjalët e tua”

Shumëkujt iu ka rënë në sy dhe nuk kanë duruar pa thumbuar hendekun e madh mes politikanëve shqiptarë dhe veprës së Shenjtores Nënë Tereza.

Por Ermir Topi, i njohur për batutat e tij në “Pop Channel”, krahason figurën e saj me mijëra vajza shqiptare të cilat kanë mbushur sot instagramet dhe rrejtet e tjera me thënie të Nënë Terezës.

Ja si e komenton ai këtë dukuri teksa poston foton e trishtë të këmbëve të dërmuara të Nënë Terezës, e cila ecte me kilometra të tëra e zbathur në pluhurin dhe të nxehtin e Indisë:

“Ah moj Nëna Terezë! Sikur ta dije se sa vipesha e feçka kanë postuar fjalët e tua e foton tënde këto ditë. Por edhe pse janë "bamirëse" nga natyra, asnjëra prej tyre nuk i ka këmbët siç i kishe ti. Sepse ti nuk i lage me shampanjë”, shkruan ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035172939300537
array(1) { ["section"]=> string(97) "ah-moj-nena-tereze-ti-nuk-i-lage-kembet-me-shampanje-si-ato-feckat-qe-postojne-fjalet-e-tua-51881" }