Ahmetaj: Biznesi të vrapojë të rregjistrohet para aksionit, nuk do tolerohet asnjë biznes i vogël apo mesëm

Publikuar tek: politike, më 12:02 19-08-2015 Ahmetaj: Biznesi të vrapojë të rregjistrohet para aksionit, nuk do tolerohet asnjë biznes i vogël apo mesëm

Ministri i Zvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj ka paralajmëruar sot gjatë një deklarate për media, të gjitha bizneset që nuk janë rregjistruar apo nuk disponojnë kasë fiskale, të nxitojnë ta bëjnë këtë gjë pasi aksioni kundër informalitetit në shtator nuk do të kursejë asnjë.

Ahmetaj tha se aksioni që do të nisë në shtator kundër informalitetit do të jetë i ngjashëm me atë kundër vjedhjes së energjisë dhe ka për qëllim luftimin e fenomenit që grryen ekonominë kombëtare dhe familjare.

Ministri Ahmetaj tha se do të goditen të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme që abuzojnë me faturat, nuk përdorin kasat fiskale apo nuk janë të rregjistruar.

“T’i japim fund vjedhjes së njëri-tjetrit dhe të nismim reformat për rritjen e ekonomisë. Informaliteti apo ajo që unë e quaj vjedhja e njëri-tjetrit i kushton më shumë atyre që duan rritje pagash, kopshte, çerdhe, kanalizime dhe parqe.

Kemi angazhuar në terren një ekipe të ndihmuara nga një grup studentësh të ekonomisë dhe të dhënat që kemi marë janë alarmante”, tha Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt, 1/3 e bizneseve nuk janë fare të rregjistruar, nuk kanë kasë fiskale ose nuk e përdorin fare atë. Ndërsa mbi 50% e bizneseve nuk japin fare kupon tatimor.

Ahmetaj i bëri apel bizneseve që të nxitojnë të rregjistrohen para nisjes së aksionit, që sipas tij nuk do të kursejë asnjë biznes që kapet me shkelje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur Nard Ndoka shkaktonte kaos dhe sulmonte Arben Malajn në Kuvend (Video)
Parlamentari polak viziton Sarandën, takohet me kryetaren e bashkisë »
Article Logic
Execution time: 0.048987865447998
array(1) { ["section"]=> string(111) "ahmetaj-biznesi-te-vrapoje-te-rregjistrohet-para-aksionit-nuk-do-tolerohet-asnje-biznes-i-vogel-apo-mesem-18695" }