Ahmetaj dhe Ekonomi fjalë të mira për koncesionet. Ministri i Financave: Si ka mundësi që në bregdetin shqiptar, nuk ka një kontratë 3P?

Publikuar tek: politike, më 09:50 29-03-2016 Ahmetaj dhe Ekonomi fjalë të mira për koncesionet. Ministri i Financave: Si ka mundësi që në bregdetin shqiptar, nuk ka një kontratë 3P? Ekonomi dhe Ahmetaj

Dy ministrat, Arben Ahmetaj i Financave dhe Milva Ekonomi e Zhvillimit Ekonomik kanë folur sot për koncesionet që po ndërmerr qeveria shqiptare. Ata kanë vlerësuar maksimalisht Partneritetet Publik-Privat, ndërkohë që sipas Ahmetajt është krijuar Njësia e Rriskut nga Koncensionet në Ministrinë e Financave.

Por Ahmetaj ka ngritur pikëpyetjen, se si ka mundësi që për bregdetin shqiptar nuk ka një kontratë Partneriteti Publik-Privat? Me sa duket pas koncesioneve në shëndetësi e ekonomi, radha është e bregdetit.

“Pse 3P më i mirë se një prokurim i drejtëpërdrejtë? Ky është një debat që vazhdon dhe nuk duhet të pushojë kurrë se e tillë është edhe përqasja me privatin.

Partneriteti me privatin, shërbime më cilësore. Si ka mundësi që në bregdetin shqiptar, nuk ka një kontratë 3P? Që ta marri përsipër privati atë që nuk e bën dot bashkia në mungesë të disiplinës?

Kohët e fundit është krijuar në Ministrinë e Financave Njësia e Rriskut nga koncensionet, analiza afatshkurtër dhe afatgjatë qoftë në aspektin korrent, qoftë në njësinë e kohës”, tha Ahmetaj.

Ndërkaq Ekonomi tha se ‘’3P’’ është gjenerator dhe i jep stimul ekonomisë.

“ Qeveria shqiptrare e ka konsideruar këtë formën ‘’3P’’ si një gjenerator të zhvillimit ekonomik të vendit, i jep stimul ekonomisë.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti hidhet në kundërsulm: Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Publikon foton e policëve super të armatosur...
Taulant Balla: Nëse PD është 'pro' dekriminalizimit, t'i heqë mandatin Strazimirit »
Article Logic
Execution time: 0.028487920761108
array(1) { ["section"]=> string(138) "ahmetaj-dhe-ekonomi-fjale-te-mira-per-koncesionet-ministri-i-financave-si-ka-mundesi-qe-ne-bregdetin-shqiptar-nuk-ka-nje-kontrate-3p-36289" }