Ahmetaj dhe Ekonomi: Kemi lënë pas krizën ekonomike, rriten me 13% bizneset e huaja

Publikuar tek: ekonomi, më 11:29 24-05-2016 Ahmetaj dhe Ekonomi: Kemi lënë pas krizën ekonomike, rriten me 13% bizneset e huaja

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj shprehet optimist përsa i përket oportuniteteve në biznes.

Ai bazohet në dy statistika kryesore nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT.

“ Në 4 mujorin e parë 216 në Qendrën Kombëtare Të Bizneseve janë regjistruar  500 biznese të tjera të huaja.  “ Ky është 3 mujori i tretë kur konsumi privat rritet”.  

Sipas Ahmetaj, konsumi po rritet në vazhdimësi.  Shqipëria ofron fitim, oportunitet dhe bashkë me të dhe sfidën. Kurse ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi theksoi se gjatë vitit 2015 është vënë re një rritje prej 13% të ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri dhe 33% numri i të punësuarëve. ‘’Përpjekja që qeveria bën për të patur një klimë të favorshme biznesi. Synim nxitja e investimeve të huaja. Fluksi i investimeve të huaja është rritur në vend. Numri i ndërmarrjeve nga 2014 në 2015 është rritur me 13%, I të punësuarëve me 33%. Rritja ekonomike e Shqipërisë ishte më e madhe se mesatarja e rajonit.Reformat makroekonomike, në energji, pensionet dhe reformaterritoriale-administrative. Kemi përmirësuar ligjin e bashkëpunimit Publik-Privat, të turizmit, të AIDA-s.’’, tha ndër të tjera Ekonomi, e cila u shpreh edhe se nga larg duket sikur Shqipëria ka probleme, por kur vjen në vend, situata është krejt ndryshe, për shkak të imazjeve të tendosura.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024667978286743
array(1) { ["section"]=> string(86) "ahmetaj-dhe-ekonomi-kemi-lene-pas-krizen-ekonomike-rriten-me-13-bizneset-e-huaja-41339" }