Ahmetaj: Draft-ligji i buxhetit të 2017 në dakortësi me FMN, rimbursim ilaçesh dhe masa për uljen e papunësisë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:11 04-11-2016 Ahmetaj: Draft-ligji i buxhetit të 2017 në dakortësi me FMN, rimbursim ilaçesh dhe masa për uljen e papunësisë

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha sot se qeveria ka kaluar draft-ligjin për buxhetin e vitit 2017-të.

Ahmetaj theksoi se buxheti i 2017-ës pritet të ulë papunësinë si dhe tha po ashtu se qeveria po merr masa për të stabilzuar sektorin e financave.

Po ashtu dy ditë më parë qeveria mori dakortësi të plotë edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Arritëm dakordësi me FMN, kemi pasur negociata të gjata dhe të vështira, konstruktive për buxhetin e vitit 2017-të. Kemi rënë në dakordësi të plotë për të gjithë kuadrin buxhetor. Brenda buxhetit të vitit 2017 financojmë një sërë reformash.

Informojmë median se qeveria kaloi draftligjin për buxhetin e vitit 2017. Në bazë të proçedurës të hënën buxheti i kalon parlamentit për diskutim, aprovim

Në këndvështrimin tim ky është buxheti i financimit të reformave, rritjes së pagave dhe pensioneve, i lujes së borxhit publik.

U arrit të garantohej një rritje mesatare pagash për administratën publike. U arrit një rritje, indeksim pensionesh prej 3%. Këto efekte fillojnë nga data 1 Mars e vitit 2017.

Pensioni i marsit do të merret i rritur, paga e marsit në fillim të prillit do merret e rritur. Borxhi u ul nga 69% në 69,1%”,- tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016767024993896
array(1) { ["section"]=> string(114) "ahmetaj-draft-ligji-i-buxhetit-te-2017-ne-dakortesi-me-fmn-rimbursim-ilacesh-dhe-masa-per-uljen-e-papunesise-58401" }