Ahmetaj i përgjigjet Braçes: FSHF ka qenë një institucion pa zë, sot është në fokus

Publikuar tek: aktualitet, më 09:37 11-10-2018 Ahmetaj i përgjigjet Braçes: FSHF ka qenë një institucion pa zë, sot është në fokus

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur kërkesës për interpelancë të deputetit Erjon Braçe lidhur me ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ahmetaj duke ju referuar kërkesës për interpelancë  u shpreh se FSHF ka qenë një institucion pa zë, ndërsa sot është në fokus.

Ministri Ahmetaj bëri me dije se formalizimi për Klubet e Futbollit është emergjencë. Sipas tij formalizimi është një instrument për t'i kthyer dinjitetin e lojtarëve.

“Struktura ligjore për futbollin dhe pjesës së pronësisë, e cila është konfuze, pjesës së sponsorizimeve dhe promovimeve, që ka sjellë në shumë raste kaos në klubet sportive. Kërkesa për interpelancë ka qenë e gjerë. Përsa i përket FSHF-së, sot për shkak të mbështetjes të qeverisë Rama 1 ka tre stadiume të reja, i Elbasanit, Shkodrës dhe kompleksi sportiv i Tiranës. Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit në 1980. FSHF ka qenë dikur një institucion pa zë, sot është në fokus pasi vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm. Në aspektin fiskal është regjistruar në 08.08. 1996, ka statusin e organizatës jo fitimprurëse dhe deklaron në tatimin mbi të ardhurat, kontributet, dhe tatime të tjera në burim. Ka një problem serioz me klubet, po u nxjerr tre klube, që kanë nevojë për formalizim; Skënderbeu, një klub dinjitoz dhe cfarë ndodh. Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa ekonomistja merr pak më shumë merr 130 mijë lekë në muaj, në 2014 këta futbollistë. Me këto listë pagesa këta futbollistë nuk kanë pasur mundësi të hanë, jo për të luajtur. De Souza paska marrë 22 mijë lekë të reja në muaj dhe kur ka hyrë në fushë....Bujar Lubani trajner i madh merrte 36 mijë lekë në muaj, Gugash Magani ky punonte me zero, e bënte nga pasioni nuk merrte pagë, pastaj Klodian Dervishi, edhe ky me zero, Ze Maria ky merr vetëm 19 mijë lekë, pastaj kemi Ilion Likën 19 mijë lekë e kuptoni sa larg janë klubet nga formalizimi. Astrit Nallbani, paga bruto është 1 lek. Ndalemi te Vllaznia, Armango Cungu 544 mijë lekë, për hir të së vërtetës është më afër formalizimit. Te Partizani, kemi Alveshin ky merr 130 mijë lekë në muaj, Alban Hoxha 100 mijë lekë. Dua të them që formalizimi në futboll është emergjencë. Me ligjin e ri të sportit jam i bindur që situata do të avancojë", u shpreh Ahmetaj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama inspekton Rrugën e Arbrit: Do të jetë e jashtëzakonshme, Shqipëri e pazbuluar kjo pjesë
Prokurori Adnand Xholi në sitën e vettingut, KPK: S’ka fshehur pasurinë »
Article Logic
Execution time: 0.0041770935058594
array(1) { ["section"]=> string(88) "ahmetaj-i-pergjigjet-braces-fshf-ka-qene-nje-institucion-pa-ze-sot-eshte-ne-fokus-137398" }