Ahmetaj i vendosur: Do kapim rritjen e parashikuar ekonomike 3.4%, kemi lënë pas krizën

Publikuar tek: ekonomi, më 12:27 01-06-2016 Ahmetaj i vendosur: Do kapim rritjen e parashikuar ekonomike 3.4%, kemi lënë pas krizën

Edhe sot ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka dalë në një deklaratë të shkurtër për mediet, për të përforcuar shifrat e bëra publike dje në takimin me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtare Jeins Reinke.

Ministri ka folur i vendosur se Shqipëria do e kapë rritjen e parashikuar ekonomike prej 3.4%.

“Do kapim rritjen e parashikuar ekonomike 3.4%. Në 3 tremujore kemi rritje të konsumit.

Lajmet e mira nuk janë akoma të mjaftueshme, por të mjaftueshme për të thënë që kemi lënë pas krizën.

Tashmë e kemi lënë pas errësirën dhe cikli ekonomik duke iu referuar shifrave duket pozitiv. Shifrat e importit , rritja 7%.  Eksportet në 4-mujorin 1.5% Kredia konsumatore është rritur 12.6%

Papunësia e të rinjve, më e ulta në rajon. Së shpejti do kemi një paketë për sipërmarrjen, që do bëjmë atë që të përmirësojmë klimën e biznesit, paketë lehtësuese.’’, theksoi Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068120956420898
array(1) { ["section"]=> string(90) "ahmetaj-i-vendosur-do-kapim-rritjen-e-parashikuar-ekonomike-3-4-kemi-lene-pas-krizen-42104" }