Ahmetaj komenton vonesën e dekretimit: E paprecedentë, 1 vit më parë Nishani veproi ndryshe

Publikuar tek: politike, më 21:10 18-02-2016 Ahmetaj komenton vonesën e dekretimit: E paprecedentë, 1 vit më parë Nishani veproi ndryshe

Ministri i propozuar i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar vonesën e dekretimit të tij nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Ahmetaj e konsideroi të paprecedentë këtë vonesë, ndërsa i kujtoi Nishanit se një vit më parë ka vepruar ndryshe për shkarkimin dhe emërimin e tij.

“E paprecedentë, por nuk është çështje për t’u diskutuar. Siç duket presidenti po konsumon kohën e tij kushtetuese prej 7 ditësh. Para 1 viti, kur Ministrisë së Ekonomisë iu shtua edhe turizmi, presidenti i bëri në një kohë shkarkimin dhe emërimin tim dhe të dyja dosjet i çoi në Kuvend”, tha Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048208951950073
array(1) { ["section"]=> string(95) "ahmetaj-komenton-vonesen-e-dekretimit-e-paprecedente-1-vit-me-pare-nishani-veproi-ndryshe-32949" }