Ahmetaj mbështet zhvillimin rural: 71 milionë euro për bujqësinë dhe fermerinë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:03 21-09-2016 Ahmetaj mbështet zhvillimin rural: 71 milionë euro për bujqësinë dhe fermerinë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj do të financojë 71 milionë euro në mbështeje të bujqësisë dhe zhvillimit rural në kuadër të programit IPARD 2014-2020.

Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Financave dhe autoriteti zbatues në Ministrinë e Bujqësisë i kanë dorëzuar kërkesën Komisionit Europian për marrjen e detyrave të Zbatimit të Buxhetit për programin IPARD 2014-2020.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave ku ndër të tjera thekson:

“Më shume financime për bujqeësine dhe fermerin!

71 milionë euro, për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural, në kuadër të programit IPARD 2014-2020.

Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Financave dhe autoriteti zbatues në Ministrinë e Bujqësisë, kanë dorëzuar sot pranë Komisionit Europian, kërkesën për marrjen e detyrave të Zbatimit të Buxhetit për programin IPARD 2014-2020.

Ky program ka si synim të mbështetesë fermerët, sipërmarrjet ekonomike bujqësore, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizik ose juridik mikrobizneset dhe sipërmarrjet e vogla private jo-bujqësore të kryejnë investime për prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, të mishit, fruta-perimeve, bimëve të mbrojtura dhe vreshtave. Gjithashtu programi synon të mbështesë investimet në Akuakulturë, turizëm natyror dhe rural dhe prodhim të energjisë së rinovueshme.

Në përfundim të këtij programi parashikohet të mbështeten afërsisht 2055 projekte investimi dhe do të krijohen rreth 800 vende pune. Zbatimi i programit parashikohet të fillojë në vitin 2017”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033756017684937
array(1) { ["section"]=> string(83) "ahmetaj-mbeshtet-zhvillimin-rural-71-milione-euro-per-bujqesine-dhe-fermerine-53626" }