Ahmetaj mëngjes pune me biznesmenët austriakë, si u ‘mbush mendjen’ të investojnë në Shqipëri (DEKLARATA)

Publikuar tek: ekonomi, më 12:31 20-02-2018 Ahmetaj mëngjes pune me biznesmenët austriakë, si u ‘mbush mendjen’ të investojnë në Shqipëri (DEKLARATA)

Rritja ekonomike e vitit të kaluar, ishte afër 4 përqindëshit, duke treguar një performancë shumë të mirë fiskale për vendin.

Kështu u deklaroi ministri i Financave Arben Ahmetaj bizneseve dhe sipërmarrjeve austriake në një mëngjes pune realizuar me ta, ku u bëri thirrje të vijnë të investojnë në Shqipëri, raporton neësbomb.al.

“Çdo ditë mirëpresim kompani të huaja me interes të drejtëpërdrejtë për Shqipërinë. Duhet thënë se volumet tregtare me Austrinë, ndonëse janë modeste, kanë pasur një rritje inkurajuese në vitin që lamë pas. Volumi tregtar në 2017 ishte në nivelin 72 milionë euro, por me një rritje 26 përqind nga një vit më parë” tha ministri Ahmetaj.

Dhe ajo që evidenton Ahmetaj në fjalën e tij me bizneset është cështja e bilancit eksport-import. Volumi i eksporteve u rrit me 55 përqind, ndërsa importet me 22 përqind. Cka do të thotë që ka pasur më shumë interes për të nxjerrë nga Shqipëria mallrat “Made in Albania”, raporton neësbomb.al.

“Nuk është vetëm çështja ekonomike, deklaroi ministri. – Në aspektin politik ky është një vit i rëndësishëm për perspektivën evropiane të vendit me hapjen e negociatave”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01823902130127
array(1) { ["section"]=> string(107) "ahmetaj-mengjes-pune-me-biznesmenet-austriake-si-u-mbush-mendjen-te-investojne-ne-shqiperi-deklarata-110850" }