Ahmetaj- Milajloviç: Gati projekti i autostradës Tiranë-Nish

Publikuar tek: politike, më 16:57 05-02-2015 Ahmetaj- Milajloviç: Gati projekti i autostradës Tiranë-Nish

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka pritur sot në një vizitë zyrtare Zv. Kryeministren dhe Ministren e Ndërtimit, Transporteve dhe Infrastrukturës të Serbisë, Zorana Milajloviç.

Palët kanë deklaruar se takimi është zhvilluar në funksion të Samitit Berlinit dhe po punohet për projektet e përbashkëta rajonale, të cilat do ti prezantohen Komisionit Europian.

“Në këtë kuadër, por edhe duke pasur parasysh nevojat infrastrukturore të rajonit, përballë mundësive të kufizuara buxhetore të vendeve tona, po përgatitet një listë projektesh rajonale, të cilat do të ndërlidhin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke krijuar njëkohësisht premisat për një bashkëpunim akoma të thellë, si tregtar, ashtu edhe ekonomik”, ka thënë Ahmetaj.

Ministri shqiptar ka bërë të ditur se projektet për të cilat po punohet janë ai i autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë, i hekurudhës Beograd-Bar-Durrës-Vlorë dhe disa projekte të tjera.

“Për hir edhe të transparencës me publikun, midis të tjerave, projektet janë: projekti i autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë; të hekurudhës Beograd-Bar-Durrës-Vlorë; autostrada që ka filluar nga Beogradi për në Bar dhe autostrada që është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, asaj që ne i referohemi Adriatiko-joniane ose Autostrada e kaltër”, ka sqaruar Ahmetaj.

Duke i konsideruar Shqipërinë dhe Serbinë si dy vende partnere, ministrja Milajloviç ka thënë se shtetet tona duhet të punojnë së bashku për të shkuar drejt Bashkimit Europian.

“Në datën 10 prill besoj se do të kemi sugjerimin e parë të dokumentit të përbashkët, që ka të bëjë me rindërtimin e rrugëve, të cilat lidhin jo vetëm Serbinë dhe Shqipërinë, por të gjithë Ballkanin. Dhe në këtë mënyrë do të jemi më të afërt edhe me vendet e tjera të Evropës. Gjithashtu, do të kemi projekte të qarta për rindërtimin e hekurudhave, gjë që do të mundësojë rritjen ekonomike dhe nxitjen e punësimit”, ka deklaruar ministrja serbe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Negociatat Rama-Meta për bashkitë, Tiranën e kërkon PS-ja
Një drekë për Ramën 8 mijë euro, Eduart Ndocaj publikon fotot: Është bukëshkalë që të pret në besë »
Article Logic
Execution time: 0.004155158996582
array(1) { ["section"]=> string(63) "ahmetaj-milajlovic-gati-projekti-i-autostrades-tirane-nish-2446" }