Ahmetaj në Fier për informalitetin: Së shpejti lancojmë aplikacionin e tatimpaguesit dixhital

Publikuar tek: politike, më 18:16 16-04-2016 Ahmetaj në Fier për informalitetin: Së shpejti lancojmë aplikacionin e tatimpaguesit dixhital

Në kuadër të takimeve me Drejtoritë rajonale të Tatimeve dhe Doganave dhe përfaqësuesit e sipërmarrjes për prezantimin e pikave të planit operacional të aksionit kundër informalitetit, Ministri I Financave Arben Ahmetaj është ndalur në Fier, i shoqëruar edhe nga zv. Ministrja Beqiraj si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave.

Ministri i njohu përfaqësuesit e sipërmarrjes me qëllimin e fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit, strategjinë dhe planin konkret të veprimit në terren duke e vënë theksin tek rëndësia e pajtimit të biznesit me betejën kundër informalitetit, vetëkorrigjimin dhe komunikimin intensive të administratës tatimore e doganore në kuadër të ndërgjegjësimit dhe informimit të biznesit.

“Ne e filluam aksionin kundër informalitetit në 1 shtator 2015 dhe në këndvështrimin tim të detajuar, aksioni ishte një sukses. Faza e dytë, është një fazë e cila është e bazuar në instrumente më inteligjente, tashmë familjare në duart e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe i referohem kryesisht platformës së riskut.

Jemi fokusuar tek biznesi i madh por sigurisht që brenda planit operacional, fokusi do të jetë edhe biznesi i vogël. Do të fokusohemi me kampione, tek i madhi dhe tek I vogli, dhe sigurisht me kampione edhe sipas rajoneve dhe është modestia në sjelljen me tatimpaguesit ajo që do të na bëjë të jemi qoftë profesionalë, qoftë këmbëngulës. Këmbëngulës, profesionalë, modestë, vetëm kështu kemi mundësi të furnizojmë parimin bazë të vetëdeklarimit. Në qoftë se administrata është e maturuar, këmbengulëse, modeste dhe profesionale, sigurisht që sipërmarrja do të na e kthejë me të njëjtën monedhë” – tha Ministri.

Ahmetaj u ndal edhe në disa elemente të tjerë të planit që janë të rëndësishëm në përmirësimin e klimës së biznesit.

“Ne po rishikojmë disa elemente të ligjit të procedurave tatimore dhe sërish do t’ia japim të drejtën sipërmarrjes me ligj, që të vetëkorrigjojë përgjegjësinë tatimore përpara se tatimet të kenë ardhur për kontroll.

Shumë shpejt do të lancojmë një aplikacion i cili do të jetë shumë i thjeshtë edhe në telefonat tuaj, që do të quhet tatimpaguesi dixhital. Përmes këtij aplikacioni, nga telefoni tuaj ju mund të komunikoni me ne, me tatimet, me doganat përmes qendrës operative në Ministrinë e Financave, sipas tre kategorive kryesore që janë sugjerim, pyetje dhe denoncim.

E treta që vlen dhe këtu dua që administrata ta shpërndajë jashtëzakonisht mirë këtë mesazh dhe në praktikë të na kthejë mbrapa informacion. Sot ne kemi krijuar në Ministrinë e Financave grupin e punës të procedurave administrative. Një grup i cili do të ulet, në bashkëpunim edhe me sipërmarrjen, do të hartojë procedura më të thjeshtësuara, duke u bazuar në eksperiencën e tyre.

Në të njëjtën kohë, ditën e Hënë unë do t’iu dërgoj një letër përfaqësuesve të sipërmarrjes në të gjithë Shqipërinë dhe Dhomave të Tregtisë, në mënyrë qe deri në datën 20 Qershor ju të na keni sjellë opinione sesi t’i përmirësojmë procedurat administrative qoftë në tatime, qoftë në dogana. Që do të thotë, cfarë keni parë ju se është një procedurë penguese ose një procedurë materiale jo e duhur, të na e tregoni, në mënyrë që ne në datën 20 qershor, të kemi të shkruar një paketë proceduriale e cila do të jetë paketa jonë e vetme fiskale, ku procedurat të jenë shumë më të thjeshta, shumë më të kuptueshme dhe shumë më të shpejta.

Ne nuk do të bëjmë më ndryshime taksash. Edhe akciza e planifikuar në 1 janar, nuk do të ndryshojë. E vetmja paketë fiskale do të jetë ajo që unë përmenda, pra ndryshimi i procedurave” – theksoi Ministri.

Sa i takon Drejtorisë së Doganave, fokusi ishte ofrimi i shërbimit të shpejtë dhe 24 orë për eskportuesit e produkteve bujqësore dhe eskportuesve në përgjithësi dhe së dyti monitorimi I naftës dhe nënprodukteve të saj, si një element që për rajonin e Fierit është shumë i rëndësishëm.

“I takon Drejtorisë së Doganave që të jetë proaktive në monitorimin e produkteve të akcizës. Unë nuk them pse nuk u mblodhën 300 por u mblodhën 200 sepse unë e kuptoj shumë mirë që cmimi i naftës dhe renta, kanë rënë. Por po them që cdo pikë që prodhohet në territor, produkti ose nënprodukti, të jetë nën kontroll dhe të ketë paguar detyrimet” – përfundoi z. Ahmetaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PDIU mbledh strukturat, Idrizi: Në 21 maj zhvillojmë zgjedhjet e reja
Blushi dhe Hafizi në Berat: Shqipëria mund të bëhet, t’i japim fund tragjedisë »
Article Logic
Execution time: 0.057426929473877
array(1) { ["section"]=> string(98) "ahmetaj-ne-fier-per-informalitetin-se-shpejti-lancojme-aplikacionin-e-tatimpaguesit-dixhital-37862" }