Ahmetaj njofton projektin e ministrisë me universitetin e Harvardit, zbulon dy drejtimet kryesore që do të punohet

Publikuar tek: ekonomi, më 10:56 07-11-2017 Ahmetaj njofton projektin e ministrisë me universitetin e Harvardit, zbulon dy drejtimet kryesore që do të punohet

Ministri i Financave dhe i Ekonomisë gjatë një mbledhje në hotel “Sheraton” ku është diskutuar për menaxhimin e hidrokarbureve ka thënë se ministria e Financave po diskuton ngritjen e një skuadre të përbnashkët me universitetin e Harvardit për trajtimin fiskal të burimeve natyrore në një mënyrë sa më të thjeshtë.

Ai stoi se do të punohet në dy drejtime kryesore: I pari është menaxhimi i marrëveshjeve dhe e dyta ngritja e një njësie brenda administratës që të ketë mundësi të auditojë këto marrëveshje, sepse marrëveshjet për hidrokarburet nuk janë aspak të zakonshme por më komplekse dhe specifike.

“Shumë shpejt do të kemi brenda Ministrisë së Financave njësi të specializuara të monitorimit të marrëveshjeve qoftë të auditimit fiscal dhe të përmirësimit të legjislacionit në fushën e hidrokarbureve.

Dikush mund të pyesë cfarë është ky diskutim, Shqipëria ka naftë ka dhe gaz, pyetja e cdo shqiptari është si po e përdorim a po e nxjerrim dhe a po merr vendi atë që i takon.

Ne kemi arritur në një konkluzion që mënyra si janë trajtuar marrëveshjet, unë besoj që mënyra si janë trajtuar lë shumë për të dëshiruar në atë që vendi duhet të marrë.

Ne po diskutojmë dhe me universitetin e Harvardit në një skuadër të përbashkët me ministrinë e Infrastrukturës, ka ardhur koha që shqipëria të ketë një trajtim fiskal ndaj burimeve natyrore shumë të thjeshtë.

Sot marrëveshjet janë komplekse e detyrojnë administratën të auditojë shpenzim specifike ku kombinimi midis akpn bëhet i vështirë për të kalkuluar me kujdes, e pastaj a janë këto shpenzime reale apo të inflatuara dhe të kalojmë në një sistem shumë më të thjeshtë ku vendi të jetë në gjendje të marrë që në momentet e para benefitet që i takojnë vendit dhe buxhetit të shtetit.

Ne po kërkojmë investitorë në nivelin e Shellit të kompanive europiane dhe amerikane që të ekspolorjnë hidrokarbure e që te këmi mundësi ti tërheqim këto kompani do të duhet të kemi një legjislacion të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë në mënyrë që administrata ta menaxhojë.

Ne kemi rënë dakort që të punojmë në dy drejtime kryesore, e para menazxhimi i marrëveshjeve sic tha ministri Gjiknuri dhe e dyta: Një njësi brenda administratës që të ketë mundësi të auditojë këto marrëveshje sepse ato nuk janë të zakonshme por janë më komplekse dhe më specifike” ka thënë ministri gjatë fjalës së tij në mbledhje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071210861206055
array(1) { ["section"]=> string(119) "ahmetaj-njofton-projektin-e-ministrise-me-universitetin-e-harvardit-zbulon-dy-drejtimet-kryesore-qe-do-te-punohet-98647" }