Ahmetaj nxjerr “blof” klubet shqiptare, zbulon pagat formale

Publikuar tek: aktualitet, më 11:37 11-10-2018 Ahmetaj nxjerr “blof” klubet shqiptare, zbulon pagat formale

Në seancën e sotme parlamentare, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj dhe deputeti i Partisë  Socialiste Erjon Braçe kanë replikuar në lidhje me disa pika të rendit të ditës në lidhje me futbollin shqiptar.

Ahmetaj deklaroi se formalizimi i klubeve të futbollit shqiptar është një çështje emergjente dhe ka folur dhe për ndërtimin e stadiumeve në Shqipëri. Gjithashtu ai nxorri blof klubet shqiptare për të cilat theksoi se deklarimi i pagesave është shumë herë më i vogël nga ato që në të vërtetë futbollistët marrin:

“Struktura ligjore për futbollin dhe pjesës së pronësisë, e cila është konfuze, pjesës së sponsorizimeve dhe promovimeve, që ka sjellë në shumë raste kaos në klubet sportive. Kërkesa për interpelancë ka qenë e gjerë.

Përsa i përket FSHF-së, sot për shkak të mbështetjes të qeverisë Rama 1 ka tre stadiume të reja, i Elbasanit, Shkodrës dhe kompleksi sportiv i Tiranës. Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit në 1980. FSHF ka qenë dikur një institucion pa zë, sot është në fokus pasi vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm. Në aspektin fiskal është regjistruar në 08.08. 1996, ka statusin e organizatës jo fitimprurëse dhe deklaron në tatimin mbi të ardhurat, kontributet, dhe tatime të tjera në burim. Ka një problem serioz me klubet, po u nxjerr tre klube, që kanë nevojë për formalizim; Skënderbeu, një klub dinjitoz dhe cfarë ndodh.

Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa ekonomistja merr pak më shumë merr 130 mijë lekë në muaj. Me këto listë pagesa këta futbollistë nuk kanë pasur mundësi të hanë, jo për të luajtur. De Souza paska marrë 22 mijë lekë të reja në muaj dhe kur ka hyrë në fushë…

Bujar Lubani trajner i madh merrte 36 mijë lekë në muaj, Gugash Magani ky punonte me zero, e bënte nga pasioni nuk merrte pagë, pastaj Klodian Dervishi, edhe ky me zero, Ze Maria ky merr vetëm 19 mijë lekë, pastaj kemi Ilion Likën 19 mijë lekë e kuptoni sa larg janë klubet nga formalizimi. Astrit Nallbani, paga bruto është 1 lek.

Ndalemi te Vllaznia, Armango Cungu 544 mijë lekë, për hir të së vërtetës është më afër formalizimit. Te Partizani, Alban Hoxha 100 mijë lekë. Dua të them që formalizimi në futboll është emergjencë. Me ligjin e ri të sportit jam i bindur që situata do të avancojë.”, u shpreh ministri Ahmetaj në seancën e sotme parlamentare.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ç’do të bëhet me të punësuarit nëpër kazino?’, Ahmetaj jep përgjigjen: Ka nisur puna…
“Shiko bëj punën tënde ti’, Fino ‘nxehet’ me Bushatin në parlament (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.016294002532959
array(1) { ["section"]=> string(64) "ahmetaj-nxjerr-blof-klubet-shqiptare-zbulon-pagat-formale-137407" }