Ahmetaj për naftëtarët e Fierit: Aplikoni të përfitoni statusin e të papunit

Publikuar tek: barometri, më 08:25 18-01-2018 Ahmetaj për naftëtarët e Fierit: Aplikoni të përfitoni statusin e të papunit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u ka ofruar të gjithë naftëtarëve të Fierit dhe Ballshit një zgjidhje të re, pas përsëritjes së protestave përballë prefekturës ditët e fundit.

Ata protestuan për pagat e prapambetura, sigurimet dhe mungesën e punës.

Ahmetaj në një dalje për mediat tha se të gjitha zyrat e punës do të jenë në dispozionin e tyre që të aplikojnë për statusin e të papunit dhe përfitimit të një page nga shteti.

“Për të gjithë punonjësit e rafinerisë së Ballshit dhe Fierit është marrë angazhim që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë e shërbim të punonjësve të rafinerive për aplikimin e statusit të papunësisë për ata që janë të papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë”, tha ministri, i cili hapi edhe garën për investitorët që duan të administrojnë dy rafinerit e naftës.

“Qeveria qëndron e angazhuar për të mbështetur cdo investitor serioz, për zhvillimin e biznesit në rafineritë e Ballshit dhe Fierit apo një ofertë nga investitorë seriozë për zhvillimin e një biznesplani për vënien në punë të dyja rafinerive”, u shpreh Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024168968200684
array(1) { ["section"]=> string(82) "ahmetaj-per-naftetaret-e-fierit-aplikoni-te-perfitoni-statusin-e-te-papunit-106974" }