Ahmetaj përgjigje të hidhur Bashës: Nëse gënjen, ti Luli çfarë bën, je gati ta shkurtosh hundën?!

Publikuar tek: politike, më 15:24 27-01-2016 Ahmetaj përgjigje të hidhur Bashës: Nëse gënjen, ti Luli çfarë bën, je gati ta shkurtosh hundën?! Ahmetaj dhe Basha

Lulzim Basha, kreu i PD-së sot deklaroi se ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj është i përfshirë me kompaninë turke ‘’Suzer’’.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ahmetaj, për Bashën. Ai i ka bërë një pyetje Bashës, se nëse rezultonte gënjeshtër se paskësh udhëtuar me ‘’Charter’’ me ndonjë biznesmen të ‘’Suzer’’-it, atëherë a do ishte gati të shkurtonte hundën?

“Nëse unë kam udhëtuar me charter me ndonjë biznesmen, përfshirë Suzer, jam gati të jap dorëheqjen. Le ta verifikojë Basha.

Por nëse kjo është gënjeshtër, ti Luli çfarë bën, je gati ta shkurtosh hundën?!

Vazhdon kalvari i budallallëqeve të nxjerra nga goja e administratorit të opozitës. Kanë hapur luftë frontale kundër investitorëve të huaj sepse i tmerron zhvillimi ekonomik i vendit. Këta kanë interes të kundërt me rritjen ekonomike siç duket. Meqë nuk ndodhi siç parashikonin skenarin grek, tani preferojnë skenarin e Pinokut!”, reagon Ahmetaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhupa në foltore pas Tahirit: Predikoi pa turp tre elementët për të cilat duhej të kishte ikur me kohë
Lu: Kam udhëzime nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit për Reformën në Drejtësi. Kandidatë me të kaluar kriminale dhanë dorëheqjen: Ndoka, Frroku, Doshi dhe Prenga »
Article Logic
Execution time: 0.021351099014282
array(1) { ["section"]=> string(98) "ahmetaj-pergjigje-te-hidhur-bashes-nese-genjen-ti-luli-cfare-ben-je-gati-ta-shkurtosh-hunden-31089" }