Ahmetaj: Pika doganore e Kosovës në Durrës do hapet para takimit të qeverive

Publikuar tek: ekonomi, më 17:53 18-01-2017 Ahmetaj: Pika doganore e Kosovës në Durrës do hapet para takimit të qeverive

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka dhënë lajmin e rëndësishëm, atë të hapjes së pikës doganore të Kosovës në Durrës para takimit të dy qeverive.

Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kosovar Avdullah Hoti, ministri i Financave Arben Ahmetaj është shprehur se në muajin shkurt, dy shtetet do kenë gati kuadrin ligjor për të bërë të mundur hapjen e pikës doganore të Kosovës në Durrës.

Sipas tij pika doganore do të jetë funksionale brenda këtij viti, përpara mbledhjes së dy qeverive. Nga ana e tij, Hoti përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm dhe i quajti ekonomitë e dy vendeve komplementare.

Në fund të takimit, Ahmetaj u shpreh edhe lidhur me synimin e qeverisë për të përshtatur modelin kosovar të kadastrës fiskale, i cili do rrisë eficencën në mbledhjen e taksës së pronës në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02009105682373
array(1) { ["section"]=> string(81) "ahmetaj-pika-doganore-e-kosoves-ne-durres-do-hapet-para-takimit-te-qeverive-65919" }