Ahmetaj: Reformat e ndërmarra nga qeveria duke përfshirë dhe pensionet po zhvillojnë vendin

Publikuar tek: ekonomi, më 14:30 10-10-2016 Ahmetaj: Reformat e ndërmarra nga qeveria duke përfshirë dhe pensionet po zhvillojnë vendin

Ministri i Financave Arben Ahmetaj zhvilloi gjatë ditës së djeshme një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Takimeve Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore “Annual Meetings 2016”.

Ministri prezantoi në Selinë Qendrore të Bankës Botërore, ecurinë e ekonomisë shqiptare në tre vitet e fundit, zhvillimet kryesore dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, që kanë bërë të mundur rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik, të reflektuar në uljen e papunësisë dhe shtimin e konsumit e investimeve private.

Në takim i pranishëm ishte Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv për Ballkanin, Italinë, Greqinë dhe Maltën; Ellein Goldstein Drejtore Rajonale për Europën Juglindore; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Shefja e Misionit të FMN në Shqipëri si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Ahmetaj theksoi se ekonomia shqiptare po zhvillohet , këtë e konfirmon dhe rritja ekonomike në tremujorin e dytë me 3.2%, por edhe vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare.

“Për herë të parë kemi shënuar balancë primare pozitive ndërkohë që kemi vijuar uljen e borxhit publik”, tha Ministri. “Po kështu, pagimi i detyrimeve të prapambetura, ishte një sakrificë e domosdoshme për financat publike dhe klimën e biznesit. Nuk duhet harruar nga vijmë, në mënyrë që të mos përsërisim gabimet e së shkuarës”, theksoi Ministri.

Ahmetaj vuri theksin tek reformat kyçe si ajo në energji, pensione, reforma administrative-territoriale, stabilizimi i financave publike dhe sistemit financiar dhe së fundmi, edhe reforma në drejtësi, që e çon vendin në një nivel tjetër zhvillimi. Ndër nismat e fundit, Ministri veçoi kalimin në parlament të ligjit organik të buxhetit, ligjin e procedurave tatimore dhe së shpejti, edhe ligjin e ri për financat vendore.

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Ministri u shpreh se Procesi i Berlinit, hapi një faqe të re për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre europiane ndërsa një sërë projektesh me impakt rajonal janë tashmë në rrugën e realizimit.

Ahmetaj u takua më vonë me  Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të FMN-së, Tao Zhang. Shqipëria është modeli i një programi të suksesshëm. Angazhim serioz, rezultate të prekshme”, -theksoi Ahmetaj pas takomit me zv. Drejtorin e FMN-së, Tao Zhang.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028004884719849
array(1) { ["section"]=> string(96) "ahmetaj-reformat-e-ndermarra-nga-qeveria-duke-perfshire-dhe-pensionet-po-zhvillojne-vendin-55686" }