Ahmetaj: S’japim koncension monopol, kufizuam koncensionin e skanimit në dogana

Publikuar tek: politike, më 12:49 16-07-2015 Ahmetaj: S’japim koncension monopol, kufizuam koncensionin e skanimit në dogana Arben Ahmetaj

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj u ka kërkuar sot deputetëve nga foltorja e Kuvendit që të mbështesin projektligjin e koncensioneve. “Ne s’do japim koncension monopol’’, theksoi Ahmetaj.

“Po t’i referohesh historisë së koncensioneve është qesharake. Ne nuk do japim koncension monopol siç doni ju, doni t’u lëmë shqiptarëve  borxhe arbitrazhi? Çfarë kërkoni tani 300 milionë nga pullat, para të tjera,  1 miliard tjetër kush do ta paguajë? Këtë quani papërgjegjshmëri? Ajo fillon që kur e jep koncensionin. Ne kemi folur për koncensione jo monopole.

Kemi arritur në konkluzion që paqartësia në ligj është një nga arsyet ku sipërmarrja nuk ka marrë rezultat. Çfarë ka ndryshuar në aspektin institucional? Do vazhdojnë ministritë e linjës dhe institucionet të jenë autoritete kontraktuese, kjo nuk ndryshon.

Koncensioni për skanimin e mallrave për qytetarët, është skandaloz në momentin e parë ka qenë pa kufizim shuma që i paguhej koncensionarit mund të shkonte në 360 milionë, por edhe 500 milionë. Një alternativë ishte ta anullonim, t’u linim shqiptarëve 300 milionë lekë gjobë, apo një kufizim ku koncesonari do përfitonte? Njëri fliste për fitim 22 deri në 39 euro për skanim, çfarë bëmë? Ulëm barrën, në 100 mln euro.

Po do të flasësh për koncensionet është pranimi që ti si qeveri nuk ke mundësinë të investosh në të gjitha shërbimet, 10 miliardë dollarë janë të gjitha, i ke si shtet sot? Nuk i ke, atëherë çfarë do bësh, do vendosësh bonus, procedurë të përshpejtuar dhe transparente”, tha Ahmetaj duke kujtuar se në kohën e qeverisë së djathtë janë dhënë 400 koncensione.

Ahmetaj komentoi edhe partneritetin e qeverisë me kompaninë kineze për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, duke thënë se rruga do të bëhet për 3 vjet dhe qeveria do ta paguajë për 15.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do vazhdojë të mbajë rolin e OJQ-së dhe monitoruesit. Asnjë të drejtë s’do ketë si autoritret kontraktues, bën ekuilibrin fiskal. Këtë vit kemi rritje 2.82% dhe kemi mundësi që këtë vit të kapim 3. 948 kompani të huaja janë regjistruar në Shqipëri.

Do duhet ta mbështesni ligjin se ju e konsideroni ‘Mea Culpa’’ unë e quaj përgjegjshmëri për maxhorancën dhe është zhvillim ekonomik i drejtpërdrejtë”, u shpreh Ahmetaj, duke thënë se duhet patur edhe një regjistër për koncensionet që së paku Ministria e Financave të informohet për detyrimin fiskal të kompanive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergji Goro: I përulur për këta të rinj që pastrojnë Himarën
Berisha kundër ligjit për arsimin e lartë: I mbyll derën studentëve të varfër »
Article Logic
Execution time: 0.024720191955566
array(1) { ["section"]=> string(83) "ahmetaj-s-japim-koncension-monopol-kufizuam-koncensionin-e-skanimit-ne-dogana-16326" }