Ahmetaj-Shehut: U mërzite, dil përjashta, Shehu: Ministrat na bëjnë aritmetikë, e dinë më mirë qytetarët

Publikuar tek: politike, më 12:35 09-04-2015 Ahmetaj-Shehut: U mërzite, dil përjashta, Shehu: Ministrat na bëjnë aritmetikë, e dinë më mirë qytetarët Arben Ahmetaj

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ka folur sot në Kuvend me disa shifra konkrete për shpenzimet dhe harxhimet e qytetarëve në lidhje me energjinë elektrike por ka replikuar edhe me Sherefedin Shehun, ish-zv.ministër i Financave.

“U bezdise Sherefedin, dil përjashta. Ke qenë me mua deputet dhe kur unë të thosha e ke shkatërruar. 12.4 lek në 2012. Sot është 11.7 lek. 2014 ka qenë një nga vitet më të vështira ekonomike për të korigjuar atë që latë pas që mban erë.”, i ka thënë Shehut, Ahmetaj në kohën që deputeti i PD-së replikonte me të.

“Këtu dy ministra na bënë aritmetikë. Por aritmetikën e dinë më mirë ata që paguajnë faturat. Po e ke ul, po ia ke ul vetes, të pasurve, atyre që harxhonin më shumë. 75% paguajnë minimum 25% më shumë energji elektrike.  Z.ministër e mohon dot këtë? Të vërtetën shife në sy. Kur heq fashën, ke vënë një gur në kurriz. Mua ma ke ul, unë këtu flas për qytetarët. Qytetarët ta dinë që vetes ia kemi ulur faturën, por e paguajnë ata që nuk kanë.”, reagoi Sherefedin Shehu, pas fjalës së Ahmetit.

Ahmetaj ka vazhduar me dhënien e statistikave, duke këmbëngulur se çmimi i energjisë nuk është rritur. “Statistikat dhe faktet janë të rëndësishme. Borxhi që u la është 1.1 miliardë. Sistemi jo vetëm që po merr veten, do garantojë ecjen me këmbët e veta, madje të kontribuojë në zhvillimin ekonomik. Në mars 2015 konsumi në kilovat orë tek familjarët është 225 milionë KW/h. 2.67 mld lekë të mbledhura. Është 11.7 lek çmimi. Tabela nuk është jona, nuk e kemi bërë ne. Në vitin 2014 çmimi mesatar ka qenë 11.7”, u shpreh Ahmetaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergj Bojaxhiu publikon logon e fushatës së tij: Ne Tirana
Braçe i ankohet Spahos: Deputetët flasin pa radhë e ikin të hanë drekë »
Article Logic
Execution time: 0.030157089233398
array(1) { ["section"]=> string(104) "ahmetaj-shehut-u-merzite-dil-perjashta-shehu-ministrat-na-bejne-aritmetike-e-dine-me-mire-qytetaret-8247" }