Ahmetaj: Sinjale pozitive gjatë tremujorit të dytë, rritet punësimi me 6.8%

Publikuar tek: ekonomi, më 15:54 09-09-2016 Ahmetaj: Sinjale pozitive gjatë tremujorit të dytë, rritet punësimi me 6.8%

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, pas publikimit nga INSTAT të rezultateve të Anketës së Forcave të Punës, ka njoftuar për sinjalet pozitive që po arrin punësimi.  

Sipas Anketës së Forcave të Punës, punësimi ka shfaqur një tendencë rritëse si në terma vjetror dhe mujorë, duke u rritur me 6.8%  në krahasim me një vit më parë.

“Anketa e Forcave të Punës për tremujorin e dytë 2016, konfirmoi sot sërish rritjen e punësimit në vend.

“Punësimi shfaq një tendencë në rritje si në terma vjetorë, ashtu dhe në terma tremujorë. Në tremujorin e dytë 2016, punësimi u rrit me 6.8% krahasuar me tremujorin e dytë 2015 dhe 1.8% më shumë se tremujori i parë 2016.

Papunësia ka vijuar të ulet edhe në këtë tremujor, duke zbritur në 15.5%, ose 1.1% më pak se tremujori i parë i vitit" - thotë INSTAT.

Sigurisht që beteja jonë për punësimin është aty, vazhdon çdo ditë, por statistikat dhe faktet që prodhon ekonomia shqiptare janë gjithashtu aty, për të konfirmuar se tashmë kemi hyrë në një cikël të pakthyeshëm, rritje dhe konsolidimi afatgjatë”-shkruan Ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02949595451355
array(1) { ["section"]=> string(78) "ahmetaj-sinjale-pozitive-gjate-tremujorit-te-dyte-rritet-punesimi-me-6-8-52418" }