Ahmetaj takon homologun gjerman, merr mbështetje për “Korridorin blu”

Publikuar tek: politike, më 17:03 26-02-2015 Ahmetaj takon homologun gjerman, merr mbështetje për “Korridorin blu”

Ministri i Zhvillimit Ekonomisë, Arben Ahmetaj është takuar sot në Berlin me zëvendëskryeministrin njëkohësisht ministrin e Ekonomisë së Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Ahmetaj dhe Gabriel kanë biseduar për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si dhe për mbështetjen që jep Gjermania për vendet e Ballkanit Përëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Numri dy i qeverisë gjermane është shprehur se qeveria gjermane do të mbështesë ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane, e njohur ndryshe si ‘Korridori blu’, pasi e konsideron këtë projekt jo vetëm si një rrugë rajonale, por edhe si një urë lidhëse për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Qëndrore.

Gjithashtu, zv. Kancelari Gabriel theksoi se, Gjermania do të ndihmojë për të siguruar mbështetje financiare për projektet e ndërlidhjes.

Ministri Ahmetaj e njohu zv. Kancelarin me reformat strukturore që Shqipëria po ndërmerr në sektorin energjetik, pensione, reforma administrativo-territoriale dhe ajo në drejtësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha denoncon dhunën policore ndaj një qytetari në Durrës
Topalli-Felajt: Të kanë mbajtur burrin peng. Felaj: Fytyra e dhunës, sa herë që ju flisni »
Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768
array(1) { ["section"]=> string(71) "ahmetaj-takon-homologun-gjerman-merr-mbeshtetje-per-korridorin-blu-4510" }