Ahmetaj takon ministrin bullgar: Të ulim barrierat tarifore mes dy vendeve

Publikuar tek: ekonomi, më 12:36 20-03-2015 Ahmetaj takon ministrin bullgar: Të ulim barrierat tarifore mes dy vendeve Arben Ahmetaj

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj ka pritur sot ministrin bullgar të Transportit, Ivaylo Moskovski. Ahmetaj deklaroi se mund të arrihet më shumë mes dy vendeve, duke hequr edhe barrierat tarifore për tregjet.

“Ne mund të mësojmë nga Bullgaria në shumë aspekte. Në aspektin e politikave të SME-ve, nxitjen e inovacionit, konkurueshmërisë, mbrojtjes së konsumatorit dhe mbikqyrjen e tregut. Së fundmi ne ndajmë me ministrin të njëjtin opinion për tregjet tona që janë të vogla dhe të fragmentuara por duke hequr ose ulur fare të gjitha barrierat tarifore me njëri-tjetrin ne kthehemi në një treg atraktiv për të gjitha investimet qoftë të huaja ose vendase.”, tha Ahmetaj.

Kurse ministry bullgar shprehu sigurinë se Shqipëria do tërheqë edhe interesin e investitorëve në Bullgari. Ai theksoi se Bullgaria është e interesuar për disa zona të lira ekonomike në vendin tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03405499458313
array(1) { ["section"]=> string(78) "ahmetaj-takon-ministrin-bullgar-te-ulim-barrierat-tarifore-mes-dy-vendeve-6437" }