"Ai x Ajo x Ai" për barazi gjinore

Publikuar tek: kulture-art, më 12:07 19-03-2015 Posteri i \"Ai x Ajo x Ai\"

Ditën e Enjte, datë 19 Mars, ora 18:00 pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të shfaqet filmi me metrazh të shkurtër "Ai x Ajo x Ai".

Filmi ka fokus çështjet e barazisë gjinore. Në vitet e fundit Shqipëria është përpjekur të përmirësojë statusin e grave dhe të promovojë barazinë gjinore. Megjithatë vendi ynë mbetet akoma duke u përballur me shumë vështirësi, në aspektin gjinor. Bazuar në këtë, Shoqata Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm A.S.D.O, ka prodhuar një film me metrazh të shkurtër si mjeti më i mirë për të përçuar mesazhin.

Qëllimi i filmit “Ai x Ajo x Ai”  të rrisë njohuritë dhe ndërgjegjësimin, të parandalojë dhunën, të zhvillojë rolin e barazisë gjinore, të zhvillojë mjete artistike dhe krijuese për lobim dhe barazi, të sfidojë steriotipin gjinor në lidhje me rolin e gruas dhe burrit, si dhe  të zgjojë interesin e meshkujve (të rinj dhe të moshuar). Ky film ka një kohëzgjatje prej 20 minutash.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet guri me mbishkrimin e rrallë, ishte hedhur në depon e muzeut të Lezhës
Violinçelisti Bledar Zajmi dhe pianistja Etrita Ibrahimi koncert me "Beethoven" në Shkup »
Article Logic
Execution time: 0.017963886260986
array(1) { ["section"]=> string(37) "ai-x-ajo-x-ai-per-barazi-gjinore-6325" }